Çfarë e bën gjumin cilësor? Disa informacione të vyera në kohën e karantinës

Çfarë e bën gjumin cilësor? Disa informacione të vyera në kohën e karantinës


Në këto ditë të pazakonta, ana pozitive është që po na jepet mundësia të njohim më mirë trupin tonë dhe nevojat që ai ka.

Lexo: Dekani i UET: Garancia financiare për biznesin, opsioni më i mirë

Gjumi po rimerr kuptim parësor, sot më shumë se kurrë. Për ta bërë këtë proces sa më të lehtë, Duxiana Albania do t’iu vijë në ndihmë me një sërë studimesh se si të rivendosim kontakt me trupin tonë dhe si të mbetemi të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht.

NJË TRUP, DY ORË
Kur flitet për balancë dhe mirëqenie fizike, duhet pasur parasysh që trupat tanë ndjekin dy ora biologjike. Njëra udhëhiqet nga Dielli dhe njihet gjerësisht si Ritmi Sirkadian, ndërsa ora tjetër njihet si Homeostati i Gjumë/Zgjimit dhe rregullohet nga disa qeliza nervore në tru të cilat quhen bërthamat suprakiazmatike (SCN).

KOHA PËR TË FJETUR
Kur kemi ndenjur zgjuar për një kohë të gjatë, Homeostati i Gjumë/Zgjimit na paralajmëron që nevoja për gjumë po akumulohet dhe do ishte mirë që të flinim sa më shpejt. Përveç kësaj, ky aparat rregullues na mban në gjumë gjatë natës në mënyrë që të kompensojmë orët gjatë të cilave kemi ndenjur zgjuar.

JA KU QËNDRON KLEÇKA
Nëse Homeostati i Gjumë/Zgjimit do të ishte ora jonë e vetme, ne do të mund të zgjoheshim nga një gjumë i thellë tërësisht të çlodhur dhe të rigjeneruar, por gjatë ditës do të ndjeheshim gjithmonë e më të lodhur si një bateri që është duke mbaruar. Gjithësesi, siç e dini, kjo nuk është ajo çka ndodh në të vertetë. Në lidhje me energjinë, ne kemi ulje-ngritjet tona gjatë ditës dhe kjo ndodh falë kundër-veprimit të orës sonë tjetër, pra të Ritmit Sirkadian.

Lexo: Ilaçi japonez rezulton efektiv kundër virusit Corona

I MOTSHËM SA DIELLI
Ritmi Sirkadian është një cikël 24 orësh që ka ndikim tek organizma të ndryshëm, si tek njerëzit, mizat apo dhe kërpudhat. Ritmi Sirkadian ulet dhe ngrihet në kohë të ndryshme të ditës. Për njerëzit e rritur, dëshira më e madhe për gjumë ndihet ndërmjet orëve 2-4 të mëngjesit dhe 1-3 te pasdites, megjithëse kjo varion mes atyre që konsiderohen persona te mëngjesit dhe atyre që njihen si persona të orëve të vona. Përgjumja që provojmë gjatë këtyre cikleve Sirkadiane do të ishte më pak intensive nëse do flinim mjaftueshëm, dhe më shumë intensive nëse nuk do të ngopeshim me gjumë. Ritmi Sirkadian na shkakton gjithashtu të jemi më alert në disa periudha të ditës, edhe pse mund te kemi qenë zgjuar për një kohë të gjatë dhe Homeostaza Gjumë/Zgjim ka nisur të sinjalizojë përgjumësi.

Këto dy sisteme zakonisht e balancojnë njëri-tjetrën. Megjithatë, duke qenë se veprojnë në mënyrë të pavarur, ato edhe mund të mbivendosen.

BETEJA E ORËVE
Këto dy sisteme zakonisht e balancojnë njëra-tjetrën. Megjithatë, duke qenë se veprojnë në mënyrë të pavarur, ato edhe mund të mbivendosen. Çorientime të Ciklit Sirkadian qe ndodhin p.sh. kur udhëtojmë në distanca të mëdha, na vënë në konflikt me orën tonë natyrale të gjumit duke qenë se ndërrimi i orareve dhe i dritës, bën që trupi të alternojë modelet e zakonshme të gjumit për t’u përshtatur. Por këto simptoma mund të ndodhin dhe në jetën e përditshme kur Ritmi Sirkadian çorientohet duke mos mbajtur regjim. Prandaj është shumë e rëndësishme mbajtja e regjimit në oraret e gjumit – në këtë mënyrë, dy orat tona do të punojnë si një.

Lexo: Gjatë një pandemie, çfarë do të thotë të jesh vendi më i lumtur në botë?

DRITA DHE MENDJA
Homeostaza e Gjumë/Zgjimit (SCN) ndikohet gjithashtu nga drita dhe errësira. SCN është i vendosur direkt mbi nervat optike. Në mëngjes, drita lëviz nga nervat optike drejt SCN duke sinjalizuar orën e brëndshme se ka ardhur koha për t’u zgjuar. SCN i sinjalizon pjesëve të tjera të trurit që kontrollojnë hormonet, temperaturën e trupit dhe funksione të tjera, të cilat luajnë rol në ndjesitë tona të zgjimit apo përgjumjes. Kur ka më pak dritë, si p.sh. pas perëndimit, SCN e drejton trurin që të prodhojë më shumë melatonin, një hormon, që na bën të ndjehemi të përgjumur. Prandaj nëse lexojmë në Kindle, iPad apo tablet mund të na bëjë të zgjohemi, ndërkohë që nëse lexojmë mbi letër apo një libër do të na lejojë të përgjumemi më shpejt.

Duxiana Albania

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0