Gjatë një pandemie, çfarë do të thotë të jesh vendi më i lumtur në botë?


 Për Samuel Kopperoinen, të jetosh në vendin më të lumtur në botë gjatë pandemisë së koronavirusit nuk ka të bëjë me lumturinë afatshkurtër.

Ka të bëjë me sigurimet shoqërore dhe sistemet e tjera të mbështetjes që vendi i tij ka krijuar për të përballuar problemet. Kopperoinen jeton në Finlandë, i cili u shpall vendi më i lumtur në botë për vitin e tretë rradhazi, të premten më 20 mars, sipas Raportit të fundit të Lumturisë Botërore të Kombeve të Bashkuara.

Finlanda pasohet nga Danimarka, Zvicra, Islanda dhe Norvegjia.Raporti u publikua nga Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm për Kombet e Bashkuara më 20 Mars, që është Dita Ndërkombëtare e Lumturisë e KB. Vendet renditen sipas gjashtë variablave kryesore, që mbështesin mirëqenien: të ardhurat, lirinë, besimin, jetëgjatësinë e shëndetshme, mbështetjen sociale dhe bujarinë.

“Një pjesë e madhe e mirëqenies është kujdesi shëndetësor publik me cilësi të mirë,” tha Kopperoinen, një kontraktues i Helsinkit i cili është i martuar dhe ka tre fëmijë. Njerëzit finlandezë “kanë një sens që në rast të sëmundjeve dhe aftësive të kufizuara do të marrim trajtim”.

“Ne besojmë në cilësinë dhe disponueshmërinë e tij,” tha ai. “Rrjeti ynë i sigurimeve shoqërore është i rëndësishëm. Kjo na ndihmon nëse humbasim punën tonë, sëmuremi ose fëmijët tanë sëmuren. Ne do të humbasim të ardhurat, por mund të marrim kompensim, i cili na ndihmon të mbijetojmë dhe të rregullojmë konsumin tonë të përditshëm.”

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për kujdesin shëndetësor, por edhe për kujdesin për fëmijët, sistemin arsimor dhe përfitimet e njerëzve të papunë, që krijojnë një shoqëri të mirë, veçanërisht në një kohë shqetësuese, ndërsa koronavirusi po përhapet në të gjithë globin. “Komunat dhe kishat lokale po organizojnë ndihma për anëtarët e tyre,” tha Kopperoinen. Ekzistojnë gjithashtu shërbime të organizuara në internet, nga kolegët, si Nappi Naapuri, “ku njerëzit mund të japin dhe të kërkojnë ndihmë nga lagjja”.

Është një kohë e vështirë 

Lumturia nuk do t’i vaksinojë këto vende kundër virusit të ri, tha bashkëautori i raportit Jeffrey Sachs, një profesor ekonomie dhe drejtor i Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm të Universitetit Columbia. “As sistemet shëndetësore nuk janë në gjendje të përballojnë vetveten”. “Masat kryesore gjatë javëve të ardhshme do të jenë distancimi shoqëror, izolimi i vetvetes, karantina, strehimi në vend dhe masat e tjera për t’u mbyllur”, tha Sachs.

Është një regjim shumë i ashpër, i vështirë për t’u zbatuar dhe ndjekur, dhe do të ketë kosto të larta ekonomike në një afat të shkurtër. I gjithë thelbi është të bëhet gjithçka për të shmangur një katastrofë vdekshmërie”, tha ai. “Jam i sigurt se qeveritë me funksionim të mirë do të bëjnë më të mirën, sepse kjo epidemi kërkon qeveri të forta dhe efektive dhe zbatim.”Në të kundërt, situata në Shtetet e Bashkuara – e cila renditet e 18-ta në Raportin e Lumturisë Botërore – “është kaotike”, tha ai. “Në këtë rast SHBA pasqyron besimin e ulët të qeverisë, performancën e ulët dhe pritshmëritë që ka publiku ndaj qeverisë”.

Njerëzit lulëzojnë në shoqëritë me besim të lartë

Kur një pandemi si koronavirusi sulmon shëndetin dhe të ardhurat e banorëve të një vendi, banorët e “një shoqërie me besim të lartë krejt natyrshëm kërkojnë dhe gjejnë mënyra bashkëpunuese për të punuar së bashku për të riparuar dëmin dhe për të rindërtuar jetën më të mirë”, sipas raportit. “Kjo, ndonjëherë çon në rritjen befasuese të lumturisë në vazhdën e asaj që përndryshe mund të duket se janë katastrofa të paparashikuara.

“Duket se njerëzit janë të befasuar këndshëm nga gatishmëria e fqinjëve dhe institucioneve të tyre për të punuar dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin,” vazhdon raporti. “Kjo siguron një ndjenjë të lartë përkatësie dhe krenarie, për qytetarët, të cilët arrijnë t’ia dalin së bashku. Këto përfitime ndonjëherë janë aq të mëdha sa mund t’i kompensojnë humbjet materiale.”

Mësuesi i historisë dhe i shoqërisë finlandeze, Ville Jäättelä bie dakord me këtë. Jäättelä nuk mendon se qeveria e Finlandës është e përsosur, por banori i Tampere tha se ai beson që administrata aktuale do të bëjë çmos gjatë kësaj krize.”Ndoshta në retrospektivë mund të gjesh disa gjëra që duhej të ishin bërë më herët ose më vonë ose të anuloheshin”, tha ai.

“Por gjatë një krize si kjo, ata duhet të operojnë me informacionin që ata kanë dhe nuk mund të presin për të ardhmen. Jo të gjitha zhvillimet mund të vlerësohen me 100% siguri. Kështu që unë besoj se ata do të bëjnë çmos dhe gjithçka që mundin . ”

Superfuqitë nuk janë të lumtura

Edhe pa ndikimin e koronavirusit, asnjë nga ekonomitë më të mëdha në botë nuk u rendit në10 vendet më të lumtura. Mbretëria e Bashkuar u rendit në vendin e 13-të, nga vendi i 15-të vitin e kaluar, ndërsa Gjermania qëndroi në vendin e 17-të për vitin e dytë me radhë. Japonia u rendit në vendin e 62-të (nga vendi i 58-të); Rusia u rendit në vendin e 73-të (nga vendi i 68-të) dhe Kina u rendit në vendin e 94-të (nga vendi i 93-të).

Nga ana tjetër e spektrit, njerëzit në Afganistan janë më të pakënaqurit me jetën e tyre, sipas anketës së 153 vendeve, të ndjekur nga Sudani i Jugut (vendi 152), Zimbabve (vendi i 151), Ruanda (vendi i 150) dhe Republika Qendrore e Afrikës(vendi 149).

E gjithë kjo filloi me Butanin 

Kryeministri i Bhutanit të vogël ka lançuar për herë të parë Ditën Botërore të Lumturisë. Bhutan i propozoi Kombeve të Bashkuara, Ditën Botërore të Lumturisë, e cila solli në vëmendjen ndërkombëtare lumturinë si një matje e mirëqenies.  Në vitin 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 20 Marsin si Ditën Botërore të Lumturisë, duke njohur “rëndësinë e lumturisë dhe mirëqenies si qëllime universale dhe aspirata në jetën e qenieve njerëzore në të gjithë botën dhe rëndësinë e njohjes së tyre në objektivat e politikës publike .

“Ky raport është i teti, që del nga viti 2012. Renditja e vendeve më të lumtura në botë erdhi nga një analizë e të dhënave nga sondazhet në 156 vende, duke përfshirë Sondazhin Botëror nga Gallup.

Vendet më të lumtura të botës

1. Finlanda

2. Danimarka

3. Zvicra

4. Islanda

5. Norvegjia

6. Hollanda

7. Suedia

8. Zelanda e Re

9. Austri

10. Luksemburgu

Vendet më pak të lumtur në botë

1. Afganistani

2. Sudani i Jugut

3. Zimbabve

4. Ruanda

5. Republika Qendrore e Afrikës

6. Tanzania

7. Botsvana

8. Jemeni

9. Malavia

10. India

CNN

 

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale