Ja disa këshilla se si të reagoni ndaj Coronavirus

Ja disa këshilla se si të reagoni ndaj Coronavirus


Kemi parë shumë rekomandime se si të përpiqemi të shmangim marrjen e koronavirusit, në radhë të parë – larjen e mirë të duarve, higjenën personale dhe distancimin shoqëror – por ajo që nuk kemi parë, janë  këshillat sesi duhet të reagojmë, nëse infektohemi me koronavirus.

Në thelb thjesht duhet të përgatiteni njësoj sikur të rrezikoheshit nga një e metë në frymëmarrje, si bronkiti ose pneumonia. Thjesht duhet të bëni kujdes, sepse mund t’iu duhet të përballeni me të.

Gjërat që duhet të blini (fiksimi me letrat higjienike nuk është i duhuri):

  • Kleenex
  • Paracetamol
    Cilido qoftë mjekimi që do të merrni, sigurohuni që të mos dyfishoni dozën e paracetamolit.
  • Mjalti dhe limoni mund të funksionojnë shumë mirë.
    Vick vaporub (produkt kundër ftohjes) është sugjerim i mirë.
  • Ju mund të hapni dushin me ujë të nxehtë dhe të uleni në banjë, për të thither avullin
  • Nëse vuani nga astma dhe keni marrëe ilaçe me recetë apo pompë astme, sigurohuni që nuk ka skaduar dhe rimbusheni atë ose merrni një të re nëse është e nevojshme.
  •  Tani është një periudhë e mirë për të përgatitur vakte: gatuani suprat tuaja të preferuara.
  • Pini sa më shumë lëngje, uji natyral rekomandohet më shumë, por edhe lëngjet e frutave mund të përfshihen.
  • Nëse keni temperaturë mbi 38°C, pini Paracetamol në vend të Ibuprofen.
  • Hidratohuni vazhdimisht!

Pushoni shumë. Nuk duhet të largoheni nga shtëpia. Edhe nëse ndiheni mirë, ju mund të jeni i infektuar dhe gjatë 14 ditëve të ardhshme duhet të shmangni kontaktet me të moshuarit dhe të sëmurët.

Kërkojini miqve dhe familjarëve tuaj t’i lenë furnizimet që ju sjellin, tek dera e shtëpisë, për të shmnagur kontaktin.

Ju nuk keni nevojë të shkoni në spital, nëse nuk keni probleme me frymëmarrjen ose nëse nuk keni temperaturë të lartë (mbi 39 ° C) .90% e rasteve të të rriturve deri më tani e kanë menaxuar situatën në shtëpi me medikamente bazë, hidratim dhe pushim.

Nëse jeni të shqetësuar  ose ndjeni që simptomat tuaja po përkeqësohen, telefononi në numrin 127. Ekipi mjekësor do t’ju këshillojë nëse duhet të shkoni në spital. Shtretërit e spitalit duhet të përdoren për njerëzit që kanë nevojë aktive për trajtime të oksigjenit apo frymëmarrjes.

Nëse vuani nga një sëmundje në mushkëri (COPD, emfizemë, kancer në mushkëri), ju duhet të flisni me mjekun apo specialistin që ju ka trajtuar, për t’iu thënë se çfarë duhet të bëni, nëse sëmureni.

Prindërit mund të lehtësohen sepse fëmijët e përballojnë virusin Corona më lehtë, mjafton të përdorni dozat që ju japin pediatrët, në rast se fëmijët nuk ndjehen mirë.

Rrini të qetë, përgatituni dhe çdo gjë do të shkojë mirë.

Bromley and Croydon Unite Community

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0