Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, organizatorët deklaruan se për shkak të shpërthimit të vazhdueshëm të Covid-19, Eurovisioni nuk do të zhvillohet.
Ky është rasti i parë në 64 vite që Eurovision nuk do të zhvillohet. Jon Ola Sand, përgjegjësi ekzekutiv i festivalit, pohoi se po shqyrtohet mundësia që Eurovisioni të zhvillohet vitin tjetër.
Organizatorët thonë se ishte e vështirë të merrnin këtë vendim, por rrethanat i detyruan. Megjithatë ata shprehen krenarë që Eurovision, si një festival këngësh, ka bashkuar vit pas viti njerëz nga e gjithë Europa.
Për shkak të situatës nga koronavirusi janë anuluar gjithashtu dhe kampionatet e futbollit në botë, si dhe Kampionati Europian.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto