Kreu i qeverisë, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se shteti grek nuk do të penalizojë shqiptarët që e kanë kaluar lejen 90 ditore.
Kjo konsiderohet si shkelje e pavullnetshme e afatit si pasojë e mbylljes së kufirit.
Lexoni: OBSH: Qëndroni të shëndetshëm në shtëpi
“Miq që jeni në Greqi me leje 90 ditore! Qeveria greke nuk do t’ju penalizojë për shkelje të pavullnetshme të afatit si pasojë e mbylljes së kufirit! Kufiri është i mbyllur prandaj qëndroni pa lëvizur, mbroni veten dhe familjet tuaja”, shkruan kryeministri Rama, në postimin e tij.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto