Në akuzat e tij, ai shkruan se drejtori i RTK-së, Mentor Shala, menjëherë pasi e mori pozitën e drejtorit të televizionit të parë publik në Kosovë, i punësoi shokët e tij në pozita të larta pune dhe në bashkëpunim me ta, krijoi kompani të reja me fondet e televizionit. Për të gjithashtu shkruan se në një serial e punësoi edhe djalin e tij, atëherë 9 vjeçar.
Ndër të tjera, Zatriqi shkruan se punonjësit e RTK-së kanë keqpërdorur fonde të cilat ishin ndarë për transmetimin e shumë emisioneve dhe serialeve në Kosovë, programe televizive që asnjëherë nuk u transmetuan, kanë marrë paga shtesë dhe kanë dhënë fonde për familjarët e tyre.
https://www.facebook.com/drin.zatriqi.9/posts/2696777413772297
https://www.facebook.com/drin.zatriqi.9/posts/2696828037100568
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto