15 të rinj fillojnë punën praktike në fushën e TIK

15 të rinj fillojnë punën praktike në fushën e TIK


Pas përfundimit të trajnimeve profesionale në Innovation Centre Kosovo (ICK), grupi i parë prej pesëmbëdhjetë të rinjsh kanë filluar punën praktike me pagesë nëpër kompani të ndryshme vendore e ndërkombëtare, gjatë Dhjetorit 2019.

Programi i trajnimit dhe punës praktike me pagesë i cili mbështetet nga GIZ Kosovo dhe Ambasada e Suedisë në Prishtinë, ka për synim aftësimin e të rinjve dhe lidhjen e tyre me tregun e punës në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Të rinjtë janë aftësuar në fushat: dizajn grafik, zhvillim i aplikacioneve mobile në iOS dhe Android, programim në Java, HTML/CSS3, Laravel, Python, multimedia dhe SEO (Search Marketing). Qindra kandidatë të rinj pritet të përfitojnë nga ky program edhe gjatë vitit 2020.

Lexo: Lançohet platforma e internetit “Të rinjtë prijnë”

Kandidatët e angazhuar në këtë fazë janë: Nderim Hasani, Adrian Shala, Orgest Blakçori (Solaborate), Lum Xhakalija & Shpend Tahiri (AppBites), Diellza Hoxha & Qendrim Cakaj (Dua AG), Blerta Osmani & Doruntina Morina (Honest Holding), Granit Bytyqi (Pixels Productions), Diellza Rrahmani (Lunatik), Veronë Kadriu (LinkPlus), Margarita Dibrani (Urpays), Shpresa Zeqiri (United Pixels), Valmir Haxhijaha (City Sale) dhe Fiona Idrizi (Hallakate). Nga themelimi i ICK-së më 2012, qendra ka trajnuar 4,327 kandidatë dhe ka ndërmejtësuar punësimin e mbi 1,500 të rinjve në sektorin e TIK.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0