Agjencia për Zhvillimin e Investimeve AIDA, jep 10 arsye se pse duhet të investosh në Shqipëri:
- Pozicioni gjeografik
- Qasja në treg të lirë
- Mjedis miqësor për biznesin
- Modeli one stop shop
- Mundësi investimi të larmishme
- Mbështetje ligjore për investimet e huaja
- Sistem tatimor i favorshëm
- Fuqi punëtore konkurruese
- Infrastrukturë në zhvillim
- Të qenurit destinacion turistik global
Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri u rritën me 7.3% për nëntë mujorin e vitit 2019, duke arritur shifrën e 810 milionë eurove, gjë e cila konfirmon projeksionet e qeverisë, që viti 2019 të tejkalojë totalin e 1 miliard eurove.
Lexo: Gjysma e investimeve për rindëritmin do të merret borxh. 200 mln dollarë investime
Gjithashtu vetëm për tremujorin e tretë të 2019-ës investimet e huaja regjistruan vlerën e 272.2 milionë eurove, ose 1.3% më të larta krahasuar me 268.6 milionë eurove në tremujorin e tretë të 2018.
Në Shqipëri gjenden tashmë filialet e disa prej kompanive më të rëndësishme, të cilat operojnë në sektorin e telekomunikacionit dhe IT, veshjeve dhe automotivës kryesisht.
Çdo investitor i huaj mbështetet nga Agjencia për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) që në hapat e parë të themelimit të investimit në vendin tonë dhe vazhdon t’i vijë në ndihmë në bashkëpunim me institucionet e tjera të linjës.
Disa nga investimet e huaja më të suksesshme në vendin tonë janë: “Fusion BPO”, “Yura Corporation”, “Forschner” “SV Mega”, “Innovaëay”, “COTEX Textile”, “Giobert”, “Delmon”, “PSZ Albania”, etj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto