Gjysma e investimeve për rindëritmin do të merret borxh. 200 mln dollarë investime - Business Magazine Albania

Gjysma e investimeve për rindëritmin do të merret borxh. 200 mln dollarë investime


Në diskutimin e  buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm, qeveria shqiptare ka bërë ndryshime për t’iu përgjigjur dëmeve ekonomike të shkaktuara nga tërmeti.

Në projektbuxhetin e vitit 2020 janë parashikuar 200 milionë dollarë investime për ndërtimin e banesave dhe veprave publike të dëmtuara nga tërmeti i Nëntorit.

Që në mbledhjen e parë të jashtëzakonshme pas tërmetit, qeveria theksoi se një pjesë e financimit të nevojshëm do të sigurohet përmes borxhit. Ndaj, në buxhet nuk preken shpenzime apo investime të parashikuara.

Gjysmën e shumës së investimeve për ndërtime (100 milionë dollarë) qeveria parashikon ta sigurojë nga borxhi shtesë, i cili kalon nga 290 milionë dollarë në 390 milionë dollarë.

Pjesa tjetër e fondit të nevojshëm parashikohet të sigurohet nga donacionet.

Kreu i Komitetit të Menaxhimit të Fondeve Arben Ahmetaj, ka theksuar se nuk do të ketë rritje taksash, ndërkohë që deri në prag të Krishtlindjeve do të hiqen të gjitha inertet në zonat e dëmtuara. Në një vit, sipas tij, do të jenë ndërtuar banesat për rreth 80% të përsonave të pastrehë.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0