Fundi i vitit është afër! Vetëm pak javë na ndajnë nga viti i ardhshëm dhe kjo është koha më e mirë që ju të mendoni se çfarë ndryshimesh dëshironi të bëni në vitin 2019. BusinessMag iu sjell pyetjet e mëposhtme që do ju ndihmojnë të qartësoheni në mënyrë që 2019 të bëhet viti juaj më i mirë.
Lexoni: 5 Pyetjet që duhet t’i bëni vetes para se të kërkoni një punë të re
- Cila ishte pjesa më e mirë e vitit 2018?
- Cila ishte pjesa më e keqe?
- Cilat fusha të jetës suaj po funksionojnë mirë?
- Cilat fusha të jetës suaj po funksionojnë keq?
- Çfarë mësove këtë vit?
- Si e ndryshoi ky vit perspektivën tuaj për jetën në përgjithësi?
- Cili është përcaktimi juaj për suksesin?
- A e keni arritur këtë deri tani?
- Nëse jo, çfarë duhet të ndryshojë në jetën tuaj në mënyrë që të krijoni suksesin tuaj?
- A jeni të lumtur në punën tuaj?
- A ndiheni të sfiduar nga të menduarit dhe zgjidhja e problemeve që bëni në punë?
- A mendoni se jeni duke ndikuar te të tjerët në punën që ka domethënie për ju?
- A ndiheni të sigurt për veten dhe kontributin tuaj në punë?
- A besoni në aftësinë tuaj për t’u rritur dhe për të mësuar në çdo kohë?
- A i përballoni dështimet me kuriozitet?
- A mendoni se jeni elastik?
- Cilat kanë qenë dështimet tuaja më të mëdha në vitin 2018 dhe çfarë keni mësuar prej tyre?
- Bazuar në përgjigjet tuaja nga numrat 10-17, çfarë mendoni se keni nevojë të ndryshoni në mënyrë që të përmirësoni performancën tuaj në punë për vitin e ardhshëm?
- Çfarë marrëdhëniesh janë thelluar gjatë këtij viti?
- Cilat marrëdhënie kanë përfunduan?
- Cila ishte arsyeja për thellimin apo përfundimin e disa prej marrëdhënieve tuaja më të ngushta?
- Çfarë ndryshimesh duhet të bëni në mënyrë që të jeni një mik më i mirë për ata që kanë më shumë rëndësi për ju?
- Si do ta përshkruanit martesën apo marrëdhëniet tuaja afatgjata?
- Si mund të përmirësoheni në mënyrën që të jeni më të angazhuar me partnerin tuaj?
- Nëse jeni single dhe duke bërë takime, si është sjellja juaj me partnerët e mundshëm?
- Nëse jeni single dhe nuk po bëni takime, si do ta përshkruanit marrëdhënien me veten?
- Çfarë do të donit të ndryshonit, kur bëhet fjalë për mënyrën se si angazhoheni me partnerin tuaj dhe veten tuaj?
- Cila është fusha më e rëndësishme e fokusit tuaj për vitin 2019?
- Cila është ajo temë apo fjalë, të cilën do ta zgjidhnit që do t’iu mbante të fokusuar dhe të lumtur për vitin në vijim?
- Përshkruani vizionin tuaj për atë që prisni në vitin pasardhën në mënyrë që të ndiheni sikur po ecni përpara në jetë në një mënyrë që është kuptimplotë për ju.
Lexoni: 10 pyetje që çdo i huaj bën kur viziton Shqipërinë për herë të parë
burimi: INC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.