5 Pyetjet që duhet t'i bëni vetes para se të kërkoni një punë të re

5 Pyetjet që duhet t’i bëni vetes para se të kërkoni një punë të re


Marrja e vendimit për të lënë një punë nuk është kurrë e lehtë, por është një gjë që pothuajse të gjithë do të përballen në një moment në karrierën e tyre.

Për rritje profesionale, për më shumë para, ose për të shmangur pakënaqësinë që keni ndjerë në punën aktuale, është një periudhë në jetë që të bën thirrje për një vetë-reflektim të thellë.

Këto janë pesë gjërat që duhet të keni parasysh kur të vendosni ta bëni atë ndryshim.

Për kë punon, momentalisht dhe për kë do të punosh?

Posti që ke aktualisht mund të jetë ai që ke menduar gjithmonë, por kompania nuk të pëlqen. Nëse është kjo atëherë është mirë që të fillosh të kërkosh diçka të re. Më mirë punoni aty ku e keni imagjinuar veten që do të punoni.

Lexoni: Pse është kaq e vështirë të largohesh nga një punë?

Nga posti që ke në punën aktuale çfarë të pëlqen dhe çfarë jo?

Mund të shkosh në punë duke menduar se: Ok, sot ishte thjesht një ditë e keqe… Por nëse kjo bëhet rutinë, është koha të bësh një listë të gjërave që të pëlqejnë dhe të kërkosh punën që i ka këto.

Sa larg e ke punën nga shtëpia?

Nëse e ke punën aq larg sa duhet të presësh një orë në trafik, kjo ndikon psikologjikisht. Ndoshta është koha që të kërkosh një punë që të jetë më afër shtëpisë.

Kur është koha më e mirë për të bërë një ndryshim?

Koha është gjëja më e rëndësishme, edhe në karrierë. Nëse puna në të cilën je aktualisht nuk po të ofron mundësinë për t’u rritur në detyrë, bën mirë të mendosh për të ikur. Sepse koha kalon shpejt, kështu që përmbaju qëllimit që i ke vënë vetes.

Lexoni: Si të veproni kur bëni një punë që urreni?

Pse puna që ke tani nuk është ajo që ke dashur?

Pse nuk ndihesh i përmbushur? Pse je i pakënaqur? E shumë pyetje të tjera që mund të kenë përgjigje nga më të ndryshmet. Por nëse nuk je i qartë me veten tënde, si mund të kërkosh një punë tjetër. Fillimisht qartëso idetë pastaj kërko diçka të re.

/HerAgenda

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0