Studim: "Performanca e SME-ve në Shqipëri" - Business Magazine Albania

Studim: “Performanca e SME-ve në Shqipëri”


Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania” zhvilloi një studim mbi performancën e sipërmarrjeve të vogla dhe te mesme (SME) në vendin tonë, për periudhën Janar – Shtator 2018.

Metodologjia e përdorur në këtë studim ishte e bazuar mbi pyetësorët, intervistat dhe analizën e të dhënave. Intervistimi u zhvillua me  500 sipërmarrje në sektorët: Agro-përpunim, ICT, Shërbime, Manifakturë (Fason), Bimë medicinale, Plastikë-riciklim, Hoteleri dhe Artizanat.

Lexoni: SME Albania, platforma që do mbështeti sipërmarrjen

Shpërndarja gjeografike e të intervistuarve ishte në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Gjirokastër, Sarandë, Vlorë, Përmet, Korcë, Rrëshen dhe Kavajë.

Kompanive ju paraqit një pyetësor me 28 pyetje. Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhanë rezultatet si më poshtë:

Mosha mesatare e administratorëve është 40 vjec, nga të cilët, 58% janë meshkuj dhe 42% femra.

Niveli i edukimit i të intervistuarve rezultoi si më poshtë:

10% e sipërmarrësve janë me arsim të mesëm, 65% kanë arsim universitar dhe 25% e tyre zotërojnë diploma Master.

Aksesi në financë

Të intervistuarit u pyetën mbi mënyrën e financimit të biznesit të tyre. Aksesi në financë mbetet një nga shqetësimet kryesore kur analizojmë mundësitë e të bërit biznes në Shqipëri.

Lexoni: Si të mos e “vrisni” biznesin tuaj? Disa këshilla nga Makwana dhe Morrow në seminarin “The Start up Business & Access to Finance”

Përgjigjet e të intervistuarve tregojnë se 15.4% e tyre kanë filluar aktivitetin duke marrë hua bankare, rreth 5% e tyre e kanë nisur sipërmarrjen me para të fituara nga emigracioni, 61% kanë përdorur burime personale, nga kursimet, dhe 13% janë ndihmuar me hua nga familjarë dhe të afërm.

Kohëzgjatja e biznesit

68.8% e të intervistuarve u shprehën se janë biznes i ri (deri në 2 vite), 18% rezultuan biznese ekzistuese (mbi 2 vite) dhe 8 % janë biznese të trashëguara.

Numri i kontratave Janar – Shtator 2018

59% e sipërmarrjeve të intervistuara vërejnë një rritje të numrit të kontratave, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; 33% u shprehën se vazhdojnë me të njëjtin aktivitet, ndërsa 8.1% refuzuan të përgjigjen.

Shërbimet

Referuar pyetjeve mbi shërbimet që marrin nga institucionet e Doganës dhe Tatimeve, 75% e të intervistuarve u shprehën se është përmirësuar shërbimi në këto institucione. 25 % e të intervistuarve u shprehën se shpesh herë kanë hasur burokraci në shërbime.

Detyrime të tepërta

Një nga pyetjet e shtruara në vijim ishte lidhur me detyrime të ndryshme që paguan një SME në Shqipëri dhe vlerësimi për secilin nga këto detyrime (nëse janë të tepërta apo jo).

Kështu, 20% e sipërmarrësve vlerësojnë taksën e truallit si të tepërt për tu paguar nga një SME; 25% vlerësojnë të tillë taksën për arsimin (kjo referuar bizneseve në Tiranë); 11.6% e të intervistuarve mendojnë që taksa e tabelës është e tepërt; rreth 37% mendojnë që TVSH është një detyrim i tepërt për biznesin e vogël. Ndërkohë, një pakicë prej 7% mendon që asnjë nga detyrimet nuk i duket i tepërt.

Punësimi:

  • 75 % e sipërmarrjeve të intervistuara u shprehën se kishin rritje të numrit të të punësuarve për periudhën Janar – Shtator 2018.

Tregu dhe standartet

  • Mbi 60 % e të intervistuarve kishin informacion mbi certifikimet ISO dhe standardet që kërkon tregu jonë dhe ai i BE.

Tregtia me jashtë

Referuar pyetjeve mbi tregtinë e jashtme:

  • mbi 50 % e sipërmarrjeve  ndihen të sigurta nga konkurrenca e produkteve të importit,
  • 70 % e tyre i njohin procedurat e eksportit por nuk kanë eksportuar ndonjëherë,
  • Lidhur me marrëveshjet e tregtisë së lirë, 65% e sipërmarrjeve u shprehen se nuk kanë informacion.

Problematika për periudhën Janar – Shtator 2018:

Sipërmarrësit u pyetën mbi problematikat kryesore të hasura gjatë zhvillimit të aktivitetit të tyre.

Problemet kryesore që rezultojnë janë si më poshtë:

  • Infrastruktura, një problem ky sidomos për sipërmarrjet në sektorin e turizmit,
  • Zhvlerësimi i euros, që prek sipërmarrjet eksportuese,
  • Tregu i punës i pa kualifikuar dhe vështirësia për të gjetur punonjësit e kualifikuar,
  • Konkurrenca e pa ndershme, që vazhdon të mbetet shqetësuese sepse ndikon kryesisht në uljen e cilësisë së produktit apo shërbimit të ofruar,
  • Mungesa e institucioneve këshillimore për biznesin.

Lexoni: Niamh Bushnell: Ndërtoni biznese të reja me besim të plotë tek vetja dhe skuadra

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0