BERZH organizon aktivitetin “Business Networking Event” më 14 Dhjetor 2018 - Business Magazine Albania

BERZH organizon aktivitetin “Business Networking Event” më 14 Dhjetor 2018


Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, organizon aktivitetin “Business Networking Event” për prezantimin e arritjeve të Programit të BERZH “Këshilla për Bizneset e Vogla në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian, ditën e Premte, datë 14 Dhjetor 2018, ora 9:30, tek Hotel Plaza, salla Queen Geraldinë, Tiranë.

BERZH ka zbatuar një program tre-vjecar për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri, të financuar nga Bashkimi Evropian me vlerë 2 milionë euro. Mbi 150 ndërmarrje janë mbështetur nga programi duke përfituar nga asistenca e konsulentëve lokalë dhe ekspertëve ndërkombëtarë të industrisë.

Ky program ka ndihmuar bizneset e vogla dhe të mesme të marrin njohuritë e nevojshme për t’u zhvilluar e për t’u bërë më konkuruese në tregjet rajonale dhe ato të Bashkimit Evropian. Që prej fillimit të punës në Shqipëri në 1996-ën, falë fondeve të donatorëve të ndryshëm, BERZH ka ndihmuar mbi 700 ndërmarrje të marrin këshilla biznesi.

Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj tek brahimio@ebrd.com, Tel: +3554 2259439

Për më shumë informacion rreth aktivitetit dhe axhendën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0