Facebook bllokon reklamat që përjashtojnë grupe të caktuara etnike dhe racore

Facebook bllokon reklamat që përjashtojnë grupe të caktuara etnike dhe racore


Facebook ka njoftuar se do të ndalojë përkohësisht reklamuesit që përjashtojnë grupe të ndryshme etnike dhe racore kur blejnë reklama në rrjetin social.

Facebook do të kryejë një kontroll në mënyrën se si reklamuesit përdorin mjetin e përjashtimit.

Ky auditim do të shtrihet përtej grupeve etnike dhe racore për të përfshirë përdorues të tjerë, si komuniteti LGBT dhe grupet fetare, njoftoi USA Today.

Lexoni: Facebook sjell funksionalitetin më të fundit “Mentorship and Support”

Kreu operativ i Facebook Sheryl Sandberg i shkroi Black Caucus të Kongresit për të konfirmuar ndryshimin e politikave dhe shqyrtimin e reklamuesve.

“Derisa të sigurohemi më mirë që mjetet tona të mos përdoren në mënyrë të papërshtatshme, ne po e çaktivizojmë opsionin që lejon reklamuesit të përjashtojnë segmente të caktuara nga publiku për reklamat e tyre,” shkruante ajo.

“Vendimi i Facebook për të çaktivizuar funksionin e tij të reklamimit multikulturor është një veprim i duhur deri sa të ndreqen shqetësimet serioze që lidhen me atë veçori,” tha kongresmenja Robin Kelly në përgjigje të saj.

Veprimi i Facebook vjen një javë pasi ProPublica, një organizatë jo-fitimprurëse e lajmeve, zbuloi se Facebook ishte ende duke i lejuar reklamuesit të blinin reklama që përjashtonin audiencat në nivel racor edhe pse ai kishte premtuar më parë masa mbrojtëse.

Për hetimin e saj, ProPublica bleu dhjetëra reklama me qera në Facebook, por kërkoi që të mos u tregoheshin afrikano-amerikanëve, nënave të fëmijëve të shkollave të mesme, folësve spanjollë dhe të shpërngulurve nga Argjentina.

Lexoni: 270 milionë adresa të paligjshme në Facebook

Megjithatë, sipas ProPublica, çdo reklamë diskriminuese u miratua brenda disa minutave edhe pse të gjitha këto grupe duhej të mbrohen nga Ligji Federal për Strehim.

“ProPublica kohët e fundit zbuloi se masat mbrojtëse që vendosëm në fillim të këtij viti nuk ishin aq gjithëpërfshirëse sa duhet të ishin,” tha Rob Goldman, VP e reklamave, zhvillimit dhe zgjidhjeve të Facebook. “Ky ishte një dështim në zbatimin e kësaj mase. Ne duhet të bëjmë më mirë.”

burimi: warc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0