Apple do të blejë Shazam për një shifër prej $400 milion

Apple do të blejë Shazam për një shifër prej $400 milion


Ndërkohë që Spotify përparon drejt listimit publik, Apple është duke bërë lëvizjet e saj drejt shërbimeve të muzikës. Ata janë pranë mbylljes së një marrveshje për blerjen e Shazam, aplikacionit që identifikon këngë, programe televizive, filma ose reklama. E gjitha bazuar në një regjistrim audio dhe më pas nxjerr rezultatin e kërkimit.

Thuhet se marrveshja është bërë që këtë javë, por mund të publikohet të Hënën.

Një burim thotë se bëhet fjalë për një shifër prej 400 milionë $. Kjo shifër është më e ulët se ajo prej 1.02 miliardë $, e publikuar nga PitchBook në vitin 2015.

Shazam, ka mbledhur 143.5 milionë $ nga investitorët, të cilët përfshijnë emra si Kleiner Perkins, London’s DN Capital. Ai është IVP dhe investitor strategjik tek Sony Music, Universal Music, Access Industries (pronarë të Warner Music). Ai gjithashtu investoi edhe te konkurenti i drejtpërdrejtë i Shazam, SoundHound.

Lexoni: Update i ri i Instagram na lejon të ruajmë Story-t tona të preferuara

Shazam raportoi se kaloi shifrën e 1 miliardë shkarkimeve në Shtator 2016. Sot, 1 vit më pas, ky numër është akoma edhe më i madh.

Por për aplikacionet, numër i madh i shkarkimeve nuk përkthehet në përfitime të mëdha. Në Shtator 2017, Shazam raportoi $54 milion të ardhura për vitin fiskal 2016. Një përmirësim ky nga rënia në vitet fiskal 2014-2015. Ajo raportoi një humbje prej $5.3 milion përpara taksave në vitin 2016. Relativisht, më e pranueshme se $22 milion e vitit 2015.

Shazam u themelua për herë të parë në vitin 1999. Përpara se aplikacionet të egzistonin, shërbimi i saj kryej përmes telefonatave dhe më pas përgjigjia vinte me SMS. Emri i saj i parë ka qënë 2580, pikërisht numri që të duhej të telefonoje në angli për të përdorur shërbimin.

Burimi: TechCrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0