Update i ri i Instagram na lejon të ruajmë Story-t tona të preferuara
Përditësuar së fundmi: 06/12/2017

Update i ri i Instagram na lejon të ruajmë Story-t tona të preferuara

Share
nga Jon
Dhj 06, 2017

Tashmë Instagram i lejon përdoruesit e saj jo vetëm ti ruajnë, por edhe ti ndajnë ato me të tjerët. Më parë ishte e vështirë ti ruaje Story-t e tua pas 24 orësh, por tashmë, Instagram do t’i ruajë ato automatikisht.

Për t’i parë ato, na duhet të shkojmë tek arkiva, e cila ndodhet në cepin e djathtë lart kur hapim profilin. Të gjitha këto, së bashku me datën përkatëse. Gjithashtu, në çdo kohë mund t’a ç’aktivizojmë këtë opsion.

Zakonisht, vetëm ti si përdorues mundesh që të shohësh Story-t e arkivuara. Por, një opsion i ri na lejon që ti vendosim ato si “Highlight” dhe t’i bëjmë të disponueshme për të gjithë. Ky seksion i ri, do të gjenden poshtë Bio-s.

Gjithashtu mund të zgjedhim një Cover për çdo Highlight. Të tjerët do t’i shohin ato si rrathe dhe do të munden t’i shohin duke klikuar mbi to.

Instagram i bën këto të aksesueshme në Instagram 25, pra version 25.

Ai është në një duel të fortë me Snapchat i cili konsiderohet në një formë apo një tjetër si veteran. Ai ishte i pari i cili krijoi konceptin e postimeve të cilat qëndroin online vetëm 24 orë. Instagram është pak prapa në këtë situatë sepse Snapchat e ka bërë të mundur muaj më parë këtë opsion.

Burimi: Android Authority