Një telefon i vogël, pothuajse i pashkatërrueshëm vjen nga Nokia. Ai quhet Nokia 800 Tough dhe bateria mban gati një muaj. Nëse mendoni se po flasim për një telefon antik gaboheni. Ai ka shumë veçori e programe moderne që i gjeni tek smartfonët.
Telefoni mund të marrë komanda zanore me Google Assistant, lidhet me rrjetin 4G dhe është ndërtuar që t’u mbijetojë edhe përplasjeve të forta.
Trupi i telefonit rrethohet me gomë që të përballojë përplasjet e forta. Nuk fut ujë.
Bateria është 2100 mAh dhe mund të rrijë në “standby” edhe një muaj. Bisedat me këtë bateri mund të vazhdojnë pa ndërprerje për plot 12.5 orë, kur përdoret rrjeti GSM. Me rrjetin 4G mund të flisni për nëntë orë e gjysmë.
Fishat e karikimt, të baterive dhe të kartës së memorjes kanë kapakë që krijojnë rezistencë ndaj ujit. Me këtë Nokia, ju mund të hapni Google Assistant, Twitter, YouTube, Google Maps, Facebook e madje dhe WhatsApp.
Nga review-t e bëra, mangësi shfaq kamera. Performanca e saj lë shumë për të dëshiruar. Nëse nuk keni prioritet kamerën, për një çmim 100 euro, blini një version shumë të përmirësuar të Nokias dhe keni një telefon të pashkatërrueshëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto