Uplift është një akselerator i njohur në Sllovaki dhe në Evropën Qendrore themeluar për të mbështetur ekosistemin e startupeve. Falë eksperiencës dhe partneritetit të gjerë të ICTSmedia ky akselerator do të bëhet realitet edhe në Shqipëri. Në fokus janë startupet të cilat kanë potencialin për të ndërtuar dhe rritur biznesin ndërkombëtarisht. Startupet me MVP dhe me një shtrirje si konsumatorët e parë, partnerë, apo abonentë do të përbëjnë avantazh. Të gjitha startupet kanë mundësi të aplikojnë për tu bërë pjesë e Uplift Albania deri më 3 Nëntor 2019 në orën 23:59.
Më 9 Nëntor në Tiranë organizohet Bootkampi i Përzgjedhjes. Më 11 Nëntor do të nisë zyrtarisht programi i akselerimit. Më 18 Janar do të vlerësohet progresi i startupeve ndërsa më 20 Janar do të jetë dita e prezantimit. Mëse 30 aplikime kanë mbërritur për tu bërë pjesë e Uplift të cilët kanë shansin të përfitojnë deri në 50,000 euro investim përmes partnerëve ose një çmim prej 3,000 euro për më të mirin.
Lexo: Uplift Albania, një akselerator Europian për startup-et inovative të rajonit
Startupet mund të regjistrohen falas dhe do të përfitojnë hapësira pune, angazhim me kohë të plotë në Tiranë dhe potenciali për të shndërruar në vlerë dhe rritur biznesin e tyre ndërkombëtarisht. Mjafton të plotësoni formularin online në https://uplift.al/apply-now/ brenda afateve ndërsa për çdo informacion dhe detaj të mëtejshëm do të kontaktohen nga organizatorët.
Mëse 21 mentorë dhe investitorë si Peter Kolesar, Jaroslav Luptak, Michal Laco, Eva Simekova, Mary MacPherson, Martin Kujan, Tomas Penxa, Andrej Petrus, Jules Banning, Igor Madzov, Marek Lavcak, Milan Steskal, Ladislav Kossar, Shkelzen Marku, Patrik Fetahaj, Rafaela Rica, Diana Xhumari, Egzon Halili, Erëmal Bajrami, Arjodita Mustali, dhe Marin Gjonaj do të asistojnë dhe investojnë në startupet që do të bëhen pjesë e Uplift Albania.
Uplift Albania do të mbështesë startupin fitues përgjatë një programi kompleks 4 mujor akselerimi me workshope, sesione rrjetëzimi, trajnim të dedikuar biznesor dhe mentorim 1-në-1. Startupet do të kenë akses në 50+ ekspertë të industrisë dhe sipërmarrës të suksesshëm në Evropë si dhe akses në investitorë Ballkanik në ditën e prezantimit Demo-Day. Uplift Albania mbështetet nga ICTSmedia, SlovakAid, SOVVA, Banka Credins, EU for Innovation dhe partnerët mediatikë PCWorld Albanian dhe CIO Albanian.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.