Lexoni: E ardhmja është rozë – Suksesi i grave mes një rrugëtimi të mundimshëm
BusinessMag në këtë artikull ju sjell një studim mjaft interesant dhe rezultatet që kanë dalë prej tij.
- Ekzistojnë dallime konjiktive gjinore
Gratë bëjnë shaka se burrat e tyre nuk do të dilnin nga shtëpia nëse nuk do të ishte për to pasi nuk do të gjenin asnjë nga rrobat që do u duheshin për t’u përgatitur për punë. Dhe hulumtimi vërteton se në këtë rast mund të ketë një të vërtetë këtu. Psikologët zbuluan se mënyra se si burrat dhe gratë i mbajnë mend gjërat është e ndryshme. Gratë kanë memorje më të mirë episodike që i ndihmon ato të mbajnë mend njerëzit, vendet e objektet dhe bisedat që kanë bërë, shumë më qartë.
- Gratë janë më të mira me fjalët
Për ta vërtetuar këtë supozim të vërtetë, studiuesit e Institutit Karolinska analizuan 617 studime nga 1973 deri në 2013 me mbi 1.2 milionë pjesëmarrës në total. Ata arritën në përfundimin se gratë kanë aftësi njohëse më të mira kur bëhet fjalë për të kujtuar informacionin verbal. Gratë mund të kujtojnë më mirë fjalët, tekstet, bisedat dhe filmat. Ato gjithashtu lehtë spikatin objektet dhe e dinë saktësisht se ku vendosen disa gjëra.
- Ato i mbajnë mend të gjitha bisedat
Studiuesit nga Kolegji i Ekologjisë Njerëzore të Cornell bënë një eksperiment tjetër. Ata u dërguan pjesëmarrësve 3 mesazhe gjatë javës duke u kërkuar atyre të përshkruanin 30 minutat e fundit në sa më shumë detaje të ishte e mundur. Në fund të javës, ata u kërkuan pjesëmarrësve të ndanin me ta detajet që u kujtoheshin nga këto ngjarje. Gratë thanë më shumë kujtime që ishin më të orientuara nga shoqëria. Ato i kushtonin më shumë vëmendje njerëzve, emocioneve dhe bisedave që kishin bërë në krahasim me burrat.
Lexoni: Reklama e re e Nike, është një letër vizuale fymëzuese për të gjitha femrat
- Por burrat kanë një sens të jashtëzakonshëm drejtimi
Sidoqoftë, edhe burrat kanë pikat e tyre të forta. Studiuesit arritën në përfundimin se burrat janë më të mirë në kujtimin e informacionit që është i lidhur me përpunimin hapësinor. Është më e lehtë për ta të kujtojnë imazhe abstrakte dhe kanë një sens më të mirë drejtimi. Burrat janë të mirë në sensin e orientimit dhe është më lehtë për ta të gjejnë rrugën nga një vend në tjetrin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.