Elon Musk: “Tesla 2020 Roadster nuk do të ketë nevojë për çelës” - Business Magazine Albania

Elon Musk: “Tesla 2020 Roadster nuk do të ketë nevojë për çelës”


Themeluesi dhe CEO i Tesla iu përgjigj një admiruesi në Twitter duke vënë në pah një tipar të Roadster të ardhshëm: pronarët “mbase nuk do të kenë nevojë fare për një çelës”.

Tesla Roadster i ri u zbulua në vitin 2017 dhe u vlerësua si një version i përmirësuar i Roadster origjinal të Tesla, i cili u prodhua midis viteve 2008 – 2012. Roadster i ri do të bëjë 0-60 mph në 1.9 sekonda, tha kompania dhe modeli i saj bazë do të fillojë nga një çmim prej 200,000 dollarë.

Lexoni: Tesla sfidon Volkswagen, Mercedes dhe BMW, hap fabrikën e parë në Gjermani

Nuk është e qartë nëse Musk ishte serioz në lidhje me pretendimin e tij se makina mund të mos kërkojë çelës, apo nëse çelësi do të zëvendësohet me një aplikacion ose ndonjë mënyrë tjetër identifikimi të shoferit. Musk më parë ka përfolur tipare të tjera të Tesla në Twitter – ai në tetor ka thënë se Tesla e ardhshme mund të lejojë shoferët të përshtasin borinë e makinës së tyre, duke e zëvendësuar atë me tinguj të tjerë.

Roadster i ri fillimisht pritej të mbërrinte në vitin 2020, por Musk ka lënë të kuptohet se mund të vijë më vonë – ai Tweeted në Shtator se Model S tjetër do të hyjë në prodhim në fund të vitit 2020 dhe se Roadster i ardhshëm do të “vijë më vonë”.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0