Si të tregoni një histori në mediat sociale? - Business Magazine Albania

Si të tregoni një histori në mediat sociale?


Gary Vee jep këshillat e tij kryesore se si duhet të postoni në mediat sociale.

Në ditët e sotme, praktikisht të gjithë kanë të paktën një llogari në mediat sociale dhe shumë prej nesh janë duke i përdorur ato për të na ndihmuar në promovimin e biznesit ose vetes sonë.

Pavarësisht nëse i përdorni rrjetet sociale thjesht për të mbajtur kontakte me miqtë ose për të krijuar një biznes, nëse doni që njerëzit t’i kushtojnë vëmendje asaj që postoni duhet të keni parasysh diçka.

Lexoni: 7 gabimet e përbashkëta në mediat sociale, që kanë kosto për kompaninë

 “Mënyra se si të ndërtoni biznesin tuaj dhe mënyra se si të keni një impakt të vërtetë është duke treguar nëpërmjet postimeve histori që tërheqin.”

Përmbajtja juaj konkurron me shumë llogari të tjera dhe nëse dëshironi të vihet re, duhet të rrëmbeni vëmendjen e njerëzve dhe t’u tregoni atyre një histori që tërheq.

Gary, i cili ka 6.4 milionë ndjekës në Instagram, thotë se ekziston një element kryesor për ta bërë këtë me sukses: provokoni një reagim.

“Unë jam i fiksuar me idenë për të gjetur mënyra për të treguar një histori që tërheq vëmendjen tuaj në momentin që nxirrni telefonin dhe eksploroni platformat e ndryshme sociale,” thotë Gary. “Kjo është loja që ne po luajmë. Kjo është ajo në të cilën duhet të përqëndroni energjinë tuaj.”

“Nuk ka të bëjë në të vërtetë me faktin nëse dikush ka kohë për të parë përmbajtjen tuaj apo jo. Bëhet fjalë nëse e shohin atë si interesante apo jo. Edhe pse njerëzit do të ulen me orë të tëra dhe do të shikojnë filma, ata do të futen gjatë gjithë kohës të shikojnë llogaritë e tyre.”

Lexoni: Reduktimi i kohës në mediat sociale me 30 minuta në ditë ul rrezikun nga depresioni

Pra … si të nxisni një reagim? Më poshtë janë disa ide:

  1. Përdorni humorin

Një imazh me të vërtetë argëtues është i sigurtë që do të tërheqë vëmendjen!

  1. Frymëzoni audiencën tuaj

(preferohet me arritjet tuaja!)

  1. Bëjuni përshtypje njerëzve

Vazhdoni dhe mburruni se keni takuar idhullin tuaj, ose se keni ngjitur malin më të lartë.

  1. Provokoni zemërim ose frikë, por me masë

E mira e kësaj është që të postoni për diçka të diskutueshme, ose përdorni FOMO (frikën e humbjes) në avantazhin tuaj – thjesht përgatituni për reagime negative së bashku me ato pozitive nëse shkoni në këtë rrugë.

  1. Provokoni një emocion

Lumturia, trishtimi, zemërimi – të gjitha këto emocione do të marrin vëmendjen.

  1. Surprizoni ose shokoni njerëzit!

Përdorni një kombinim imazhi / caption të papritur, ose diçka të njohur (si një meme ose thënie) dhe përdoreni atë në një mënyrë të papritur.

/burimi: SS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0