Rodrig Naska ka përfunduar vitin e dytë të studimeve në Minerva School për ekonomi dhe matematikë. Aktualisht gjysmën e parë të vitit të tretë do ta zhvillojë në Berlin.
Universiteti që ai ka zgjedhur, është i ri, i ndërtuar nga personalitete në institucionet ndërkombëtare apo ish profesorë në universitete të tilla si ai i Harvardit.
Rodrigu fitoi bursë që në gjimnaz për në studiuar në Amerikë. “Bëra dy vitet e fundit atje dhe gjatë kohës bëra aplikime në shumë shkolla, ku ishte edhe Minerva. Ajo që më torhoqi në aplikim ishte se së pari aplikimi është falas dhe nëse do të pranohesha do të shkoja për një fundjavë në San Francisco për të parë shkollën falas”, thotë ai. Sipas tij, aplikimi është i ngjashëm me aplikimet në shkolla të tjera në Amerikë. Kjo do të thotë se pjesës akademike i jepet rëndësi.
Aplikimi është në anglisht, por një kriter i pa shkruar që Rodrigu do ta ndajë me nxënsësit e interesuar, është nisma. Ndërmarrjet e të rinjve që në shkollë të mesme, në organizata, misione, apo ngritjen e sipërmarrjeve janë me rëndësi. Çdo person që studion aty ka pasur diçka jashtë pjesës akademike që ka qenë e veçantë. Dikush mund të ketë fituar një olimpiadë. Dikush mund të ketë nisur biznesin e vet që kur ishte në gjimnaz, dikush mund të ketë pasur arritje ndërkombëtare me artin, etj.
Pra, persona me arritje para se të shkoje në universitet përputhen me natyrën e kësaj shkolle, ku semestri i parë zhvillohet në Amerikë. Më pas, të gjithë studentët zhvendosen në grup në shtete të ndryshme të botësh. “Atje ka një staf që na aktivizon me kompani, organizata dhe evente të ndryshme. Ideja e shkollës është që duan persona që normalisht janë të zgjuar të përballojnë pjesën akademike, por edhe persona qe do jenë në gjendje të përfitojnë nga fakti që po udhëtojnë në gjithë këto vende dhe të bëjne dhe diçka jashtë pjesës akademike.
Universiteti bën të mundur udhëtimin në 7 vende të ndryshme të botës për gjatë 4 viteve të studimit. 1 vend për semester, përveç vitit të parë, kur nxënësit përshtaten me ambientin, me pjesën akademike. Rodrigu na tregon se viti i parë i studimeve zhvillohet në San Francisko, Kaliforni, ku gjendet edhe baza e shkollës.
“Gjatë vitit të parë, pavarëshisht se çfarë do të studojmë më tej, secili nxënës ka të njëjtat lëndë: a) “Analiza Empirike” mbi të menduarit kritik për pjesën shkencore (çfarë është një shkencë, çfarë janë eksperimentet shkencore), b) “Analiza Formale” me theks mbi logjikën dhe pjesën komputacionale, për të menduarin kritik, shfaqjen e një argumenti të saktë, argumenti të gabuar. Kjo përfshin dhe matematikën. c) “Komunikime Multimodale” mbi të Komunikuarit me shkrim, video apo forma të tjera të ndryshme. d) “Sistemet Komplekse”, (që lidhet me faktin se si një sistem kompleks të jep një pikëpamje shumë të gjërë në aspektin e shkencave sociale).
Pas zhvillimit të këtyre lëndëve të përgjithshme, çdo student ka hapësirën e veprimit për të zgjedhur fushën e tij të preferuar. “Semestri tjetër i ardhshëm është në Seul, në Koren e Jugut, thotë Rodrigu dhe këtu nxënësit duhet të deklarojnë degën që kanë zgjedhur”.
Lexo: Studime në SHBA? Ambasada Amerikane ju sqaron kriteret
Minerva ka fakultetin e Shkencave Humane, Shkencave Kompjuterike, Shkencave Natyrore dhe Shkencave Sociale.
Rodrigu tregon se, “Në secilin vend ku lëvizet, zhvillohen disa projekte që lidhen pikërisht me vendin ku ndodhen studentët. “Më kujtohet që në lëndën e ekonomisë, në projekt duhej të zgjidhnim një zonë në Seul në Korenë e Jugut , të bisedonim me sipërmarrësit e zonës dhe të gjenim se cilat ishin disa nga vendimet e Bashkisë me ndikim pozitiv apo negative tek sipërmarrja. Dhe ndërsa bëhen këto kërkime praktike, pjesa teorike e studimit bëhet online”.
Kjo shkollë, në secilin vend ka një staf të vetin që pret studentët. Nëse lëvizjet në shtete të ndryshme, ju japin idenë e një shkolle të shtrenjtë, Rodrigu, tashmë ambasador i kësaj shkolle, tregon si mund të jetë përqasja e studentëve shqiptarë në këtë drejtim. Objektivisht, shkolla është shumë e shtrenjtë, pasi pa bursë arrin 30 mijë dollarë në vit. Por, gjetjet e shkollës për të ulur kostot janë interesante. Pjesa e studimeve online është një formë. “Mësimet i bëjmë online dhe kemi profesorë që janë gjatë gjithë orës live duke folur me ne. Kemi edhe platformën e të mësuarit aktiv e krijuar nga vetë shkolla, një platformë shumë e mirë që po shitet nëpër shkolla të tjera si produkt. Diskutimet me profesorët bëhen live”.
Rodrigu spjegon që edhe gjatë aplikimit, shkolla nuk e merr parasysh nivelin e të ardhurave financiare të apikuesit. Vleresuesit nuk kanë akses tek të dhënat e tua financiare (mund të jesh një miliarder ose me zero të ardhura). Përzgjedhja bëhet në bazë të meritës dhe pas pranimit shikohet se sa nevojë kanë nxënësit për bursë. Nxënësi më i mirë i pranuar nësë ka një familje me të ardhura të larta nuk fiton bursë, e kundërta ndodh.
Lexo: Shqipëria, në sfidë për mbajtjen dhe përthithjen e talenteve
Në shkollën e themeluar në vitin 2013, janë rreth 7 të rinj nga trevat shqiptare. Ai beson se një nga arsyet pse u pranua atje ishte krijimi i një organizate në Shqipëri, ndërsa nuk vlerëson të këtë qenë faktor thelbësor mbarimi i studimeve të mesme në Amerikë. Duke njohur aftësitë e forta të të rinjve shqiptarë në matematikë dhe logjikë, Rodrigu inkurajon nxënësit të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi në studime.
Nga përvoja e tij, Rodrigu e sygjeron këtë unversitet kryesisht për lëndë, për të cilat lëvizja nuk pengon. “Nëse do të studioja mjeksi, apo fizikë, apo një degë tjetër ku do kisha nevojë për akses në laboratore dhe ambjente që ofrohen nga një kampus i madh universiteti kjo nuk do të ishte zgjidhja më e mirë. Por në sipërmarrje, It, ekonomi, komunikim etj, është një zgjidhje shumë e mirë.
Informacion më tepër mbi Minerva Schools dhe aplikimet mund të gjeni tek https://minerva.kgi.edu, ndërsa Rodrigu është mëse i hapur për t’iu përgjigjur pyetjeve të nxënësve shqiptarë që duan të aplikojnë tek rodrig@minerva.kgi.edu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.