Në një vendim të fundit nga Autoriteti i Bankës Qendrore, Maqedonia e Veriut do t’i lejojë qytetarët dhe bizneset të hapin llogari në PayPal, Skrill dhe shërbime të tjera të ngjashme, duke i dhënë fund përfundimisht epokës së errët dhe problemeve të tjera me të cilat kompanitë, sipërmarrësit, freelance-erët apo edhe njerëzit e thjeshtë janë përballur për vite me radhë.
Deri më tani qytetarët e Maqedonisë e Veriut nuk ishin të autorizuar të hapnin ose të mbanin llogari bankare jashtë vendit, ndërsa me ndryshimet e reja qytetarët dhe bizneset do të jenë në gjendje të hapin dhe të mbajnë llogari me të gjitha shërbimet e huaja të transaksioneve të pagesave elektrike.
Sidoqoftë, siç është njoftuar, llogaritë mund të përdoren vetëm për qëllime tregtare, d.m.th. për blerjen dhe / ose shitjen e mallrave dhe shërbimeve elektronike.
Ky veprim u prit me shumë pozitiviteet dhe u promovua nga komuniteti i teknologjisë në Maqedoninë e Veriut. Sidoqoftë, ekziston shpresa që kjo lëvizje do ta shtyjë PayPal-in të zgjerohet më tej në rajon për ta përfshirë edhe Kosovën në listë, e cila ende nuk ka akses në këtë shërbim, përkundër thashethemeve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.