Nuk është turp të pranoni që ju kanë larguar nga puna

Nuk është turp të pranoni që ju kanë larguar nga puna


Është e sikletshme të thuash që ju kanë pushuar nga puna. Në  disa raste ndoshta edhe ia keni bërë borxh shefit tuaj, por në disa raste largimet mund të jenë edhe të padrejta. 

Mund të jetë i vështirë largimi nga puna. Në disa raste është shqetësim më vete intervista e rradhës për një tjetër punë. Në fund të fundit, kur doni t’i mbushni mendjen dikujt për t’u punësuar, gjëja e fundit që doni të zini me gojë, është fakti që ju kanë hequr me forcë nga puna juaj e mëparshme.

Fakti që jeni pushuar nga puna, nuk do të thotë se ju jeni një person i keq apo se nuk do të shkëlqeni në një rol të ri dhe kompani tjetër. Por, si të përgjigjeni kur një punëdhënës i mundshëm ju pyet pse u larguat nga puna e mëparshme? Nëse thoni thjesht “Më pushuan” pa asnjë shpjegim, mund të lërë shije të keqe dhe të gjithë e dimë se nëse gënjeni, është edhe më keq. Atëherë, çfarë duhet të thjatoni nëse në një interviste pune ju pyesin për largimin tuaj të dyshimtë? Alison Green, autore e blogut të famshëm Ask a Manager, ofron një zgjidhje të thjeshtë për ju:

Lexo: Çfarë duhet të bëni 15 minuta para një interviste për punë?

Shmangni gënjeshtrat – Sipas Green, nëse përpiqeni ta fshihni faktin që ju kanë pushuar, do t’i hapni punë vetes edhe më tepër. “Nëse gënjeni dhe thoni se u larguat me dëshirë, ka gjasa që punëdhënësi do ta zbulojë të vërtetën kur të kontaktojë rekomandimet tuaja ose të bëjë një konktroll të së shkuarës tuaj. “Nëse ndodh kështu, gënjeshtra do t’ju dëmtonte imazhin. Një shpjegim i ndershëm do të vlerësohej shumë më tepër nga një punëdhënës.

Flisni në mënyrë të përmbledhur – Nuk ka nevojë për një shpjegim të zgjatur. “Duke folur gjatë, i jepni tepër rëndësi çështjes dhe duket sikur po mundoheni të mbroni veten”, shkruan Green. “Zakonisht, mjaftojnë vetëm disa fjali për të shpjeguar çfarë ndodhi”.

Ndiqni skriptin – Kur shpjegoni pse jeni pushuar nga puna, përqëndrohuni në ato që keni mësuar nga përvoja dhe si planifikoni të përmirësoheni në të ardhmen. Green ofron dy shembuj skriptesh, ku mund të mbështeteni, kur gjatë një interviste pune ju pyesin pse e latë punën e mëparshme:

“Në fakt, më hoqën. Është faji im. Mora përsipër një punë që kërkonte aftësi shumë të përparuara teknologjike, të cilat të them të drejtën, nuk i kam. Mendova se do arrija t’ia merrja dorën shpejt, por e nënvlerësova ngarkesën e madhe që duhet të mësoja. Ata morën vendimin e duhur dhe isha i çliruar që do t’u rikthehesha sërish redaktimeve”.

Lexo: Si të dalloni nga të tjerët në një intervistë pune

“Në fakt, më hoqën. Ngarkesa ishte shumë e lartë dhe unë nuk fola në kohë, kështu që përfundova duke bërë gabime, për shkak të ngarkesës. Nxora një mësim të vlefshëm që të komunikoj gjithmonë herët kur ngarkesa është aq e lartë dhe të sigurohem që të jem në një vijë me menaxherin tim.

Flisni saktë, qetë dhe pa justifikime, thotë Green. Mos harroni se sa vleni. 

Quartz

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0