Por sado e habitshme që duket, DJ Koh i paralajmëroi bashkëpunëtorët e tij në kompani që të mos përfitojnë nga situata, por të merren vetëm me produktet e Samsung. Gjithsesi Samsung ka përfituar nga ndalesa e SHBA-ve kundër Huawei.
Huawei ka pësuar humbje jashtë Kinës
Jashtë Kinës, shitjet e telefonave të Huawei u ulën me 17%.
Marka Huawei ka pësuar dëmtime jashtë Kinës. Do të duhet shumë kohë dhe para për t’i riparuar këto dëme”, vlerëson analisti i Canalys Ben Stanton.
Apple ka probleme në Kinë
Edhe Apple ka pësuar rënie në tremujorin e fundit. Sipas llogaritjeve të Canalys, kompania shiti vetëm 36 milion iPhone – një rënie prej 13%. Apple kohët e fundit pati probleme të mëdha, sidomos në tregun kinez. Ekspertët ia atribuojnë problemin e Apple. politikës së ashpër tregtare të SHBA-ve kundër Kinës, e cila ka çuar në një lëvizje anti-nacionaliste. Ndërsa me Samsung-un, gjithçka është në rregull.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.