Ky 24 vjeçar u ngrit në detyrë nga një praktikant në Zyrtar i Lartë Operativ me vetëm një email. Ja teksti i plotë që ai përdori - Business Magazine Albania

Ky 24 vjeçar u ngrit në detyrë nga një praktikant në Zyrtar i Lartë Operativ me vetëm një email. Ja teksti i plotë që ai përdori


Nga Adrian Granzella Larssen, shkrimtare

Dy vjet më parë, 24-vjeçari Raven Beria ishte një praktikant në Inpac Wealth Solutions, një firmë e menaxhimit të pasurisë në Hawaii.

I pëlqeu puna, dhe e bënte mirë. Ndoshta shumë mirë, kujton ai. Por, Raven po e shpenzonte kohën në detyra të thjeshta, si planifikimi i eventeve dhe shërbimet administrative, por ai ishte i sigurt që mund të kontribuonte më shumë për kompaninë, si për shembull në burimet njerëzore dhe përvojën e klientit.

Çfarë do të bënin shumica e praktikantëve në pozicionin e tij? Mbase do të takoheshin me menaxherin e tyre për të biseduar për një ngritje në detyrë.

Por Raven bëri diçka më të guximshme.

Në vend se të mendonte si një praktikant – apo si një punonjës – ai u përpoq të mendonte si një konsulent: Si mund të bëhej ai një partner për shefin e tij, në vend se të jetë dikush që thjesht i kryen detyrat që i janë caktuar?

“Një mendim më erdhi në mendje: ‘Si i përmirësojnë konsulentët bizneset e tjera?'”, Shpjegon Raven. Ai lexoi librin “Guida e Konsulentëve për të Fituar Klientë: 6 Hapa për të Fituar Lirinë Financiare”, nga David Fields, libër që ai e konsideron shumë të dobishëm. “Mësova për procesin e komunikimit të vizionit tek shefi, duke hartuar një plan veprimi.”

I frymëzuar nga udhëzimet në libër, Raven hartoi një propozim se si ai mund ta ndihmojë kompaninë të rritet, shtoi edhe një përmbledhje ekzekutive dhe e dërgoi atë tek kreu i firmës.

Rezultati?

Ky ishte email-i që ndryshoi jetën e tij.

Ky propozim çoi në një takim me shefin e tij për të diskutuar të ardhmen e kompanisë. “Ai më bëri shumë pyetje se si do t’i realizoja disa nga idetë e mia,” kujton ai. “Kjo bisedë ishte ndryshe prej bisedave tona të mëparshme. Shefi tani ishte më bashkëpunues dhe dukej me të vërtetë kureshtar për planet e mia “.

Dhe përfundimisht Raven u ngrit në detyrë nga një praktikant në menaxher i operacioneve, pastaj gjashtë muaj më vonë u bë Zyrtar i Lartë Operativ. Më e mira nga të gjitha, ngritja në detyrë i dha atij një perspektivë të re të punës. “Në vend që ta shoh veten si punonjës apo edhe si ekzekutiv, tani e konsideroj kompaninë për të cilën punoj si një klient, dhe unë jam konsulenti”, thotë ai. Ai gjithashtu e ka shfrytëzuar këtë përvojë për të filluar kompaninë e tij, Brandalaxy.

Tani lind pyetja, pse strategjia e Raven funksionoi kaq mirë? Këtu janë mendimet e mia:

Mos pyesni se çfarë mund të bëjë shefi për ju, por çfarë mund të bëni ju për shefin tuaj

Raven nuk u përqendrua në atë që ai dëshironte, por në atë që i duhej menaxherit të tij. Në vend që të kërkonte menjëherë një ngritje në detyrë ose një punë të re, ai foli për vizionin e shefit të tij dhe se si mund të ndihmojë në realizimin e atij vizioni. “Ai u ndje i lehtësuar kur e dinte se dikush mund të analizojë detajet e vogla të vizionit të tij të madh,” kujton Raven.

Vepro, mos fol

Në vend që të përshkruante se si mund të mendonte në mënyrë strategjike për kompaninë, ai kishte përgatitur propozimin e tij për një plan konkret. Në këtë mënyrë, shefi i tij kishte një provë për atë që Raven ishte i gatshëm ta realizonte në të ardhmen – dhe u ndje shumë më i sigurt për ta ngritur atë në detyrë.

Tregoni “si” mund ta realizoni planin tuaj

Shumica e njerëzve, kur kërkojnë një ngritje në detyrë, përshkruajnë “çfarë” dhe “pse” të punës që dëshirojnë, por Raven shkoi një hap më tej dhe bisedoi përmes “si”. Ai përshkroi se çfarë do të ndodhte me detyrat që ai ishte përgjegjës t’i bënte, dhe se si ai dhe menaxheri i tij do të punonin së bashku duke ecur përpara, duke e bërë më të lehtë për shefin e tij të parashikonte marrëdhëniet e tyre të reja të punës dhe t’i thoshte “po” marrëveshjes së propozuar

Pra, cila ishte metoda që e shtyri shefin e tij të thotë “po”? Këtu është email-i i plotë që Raven ia dërgoi shefit:

Troy.

Ju keni një vizion të madh për Inpac. Pyetja është, si do ta realizojmë atë?

Në takimin e sotëm, unë do të doja të:

  • Sqaroja vizionin tuaj për kompaninë
  • Theksoja disa pengesa që do të na duhen ti tejkalojmë
  • Ofroja një plan të detajuar dhe një listë veprimesh për të na çuar aty ku ju dëshironi

Prej që u larguat javën e kaluar, unë kam qëndruar deri në mesnatë duke menduar se si mund ta konkretizoj atë që ju dëshironi.

Në fund të ditës, unë dua të mendoj më pak si një punonjës dhe më shumë si një partner që punon në interesin tuaj më të mirë për të konkretizuar vizionin tuaj. Kjo do të thotë që unë duhet të bëj më pak punë që përfshijnë detyra të thjeshta dhe të përqendrohem më shumë në projekte që përfshijnë zhvillimin e biznesit dhe burimet njerëzore. Duhet të theksoj gjithashtu se jo vetëm që mendoj se ky është pozicioni ku qëndrojnë pikat e mia të forta, por edhe ku unë ndihem më i lumtur duke e bërë punën time. Më e rëndësishmja, ndërsa ju mund të punësoni dikë tjetër për të bërë gjëra të tilla si planifikimi i ngjarjeve, marketingu, etj, unë besoj me vendosmëri se nuk do të mund të punësosh dikë tjetër që i kushton më shumë kohë dhe përpjekje planifikimit strategjik të kompanisë..

Por sigurisht, “Ajo që nuk mund të matet nuk mund të menaxhohet.”

Tani e tutje, do të doja t’ju raportoja ndryshe. Duke marrë parasysh se këto janë projekte të nivelit të lartë, ne do të bashkëpunojmë në këtë mënyrë. Në fund të çdo të Premteje, unë do të ofroj një përmbledhje me një faqe për gjërat kryesore që kam bërë dhe për gjërat që kërkohen nga ana jua për të konkretizuar vizionin tuaj. Ju mund ta rishikoni këtë gjatë fundjavës, dhe ne mund të diskutojmë në takimet tona Strategjike të së Hënës.

Kjo do të përfshijë katër projekte kryesore për:

  • Menaxhimin e praktikës
  • Përvojën e klientit
  • Menaxhimin e talenteve
  • Burimet njerëzore

Duke e bërë këtë, ne mund të sigurohemi që të kuptojmë njëri-tjetrin për të përqendruar përpjekjet tona në jetëgjatësinë e Inpac.

Në rregull? Shumë mirë. Le t’ia fillojmë punës.

Nëse po ndjeheni në mënyrë të ngjashme, këtu e keni këshillën e fundit të Raven: “Unë e kam kuptuar se për t’i realizuar qëllimet tona, ne duhet të përsërisim veprimet e atyre që e kanë bërë më herët atë që ne duam ta bëjmë. Kjo ishte çelësi i suksesit për mua”.

Raven Beria ende mban postin e tij si Zyrtar i Lartë Operativ në Inpac. Ai është gjithashtu duke ndërtuar kompaninë e tij, Brandalaxy.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0