Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju bën sërish thirrje të gjithë tatimpaguesve për pagesën e tatimit mbi dividentit.
Ata bëjnë me dije se nëse pagesa kryhet para datës 20 gusht 2019, atëherë tatimi mbi dividentin do të jetë në shkallën 8%.
Po kështu, do të aplikohet shkalla tatimore 8% për fitimet e pashpërndara, të realizuara në vitet 2017 e më parë, me kushtin që tatimi të paguhet brenda datës 30 shtator 2019.
Lexo: Si të paguani tatimin mbi dividentin kur biznesi juaj ka status pasiv?
Kujdes! Në rast se nuk zbatohen kushtet e cituara nga tatimet për vitet 2018 e më përpara, tatimpaguesi do të paguajë 15% tatim mbi dividentin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto