Rama tha se është koha për të treguar se toleranca për informalitet do të jetë zero. Fakti që nga 112 mijë kasa të shpërndara në të gjithë vendin, 15 mijë prej tyre nuk raportojnë edhe pse bizneset që i zotërojnë ato janë me status aktiv, është fakt absurd, tha ai. Sipas tij, nën monitorim do të jenë edhe faturat e bizneseve nëpërmjet bankave, që të mos ketë fatura fiktive.
Sipas tij, moduli i riskut ka zbuluar mbi 6 mijë subjekte me risk, ku rreth 200 prej tyre janë në sektorin e akcizës. Kjo për kryeministrin ka vetëm një emër: ç’organizim.
“Pse kompanitë e kasave nuk gjobiten. Është ngritur një sistem risku që konsiderohet funksional në tatime së bashku me FMN-në dhe është model edhe për vendet e tjera. Ka vetëm një motiv për rezultatet e pamjaftueshme: Çorganizim dhe anarki brenda administratës ku janë rishfaqur fenomene e dikurshme të aktiviteteve kriminale për qëllime korruptimi”, – tha kryeministri.
Lexo: Tatimet u dërgojnë letër bizneseve. Deklaroni të ardhurat
Për të është i pa falshëm fakti që ka biznese në jug të vendit, që harxhojnë për reklamim deri në 550 euro në natë dhe nuk kontribuojnë në tatime. Më tej ai lajmëroi se do të hapen aplikimet për 200 studentë, të cilët do të angazohen për të komunikuar me biznesin dhe ndihmuar në terren kah punonjësve të tatimeve.
“Cigaret dhe karburantet e kemi thënë vazhdimisht që kërkojnë një njehsim të integruar kontrollesh nga tatimet dhe doganat, pasi ato përbejnë 40% të të ardhurave doganore dhe çdo rrjedhje në ketë artikuj ka impakt në buxhet. Skemat e mashtrimit të TVSH tek ndërtimi nuk janë eliminuar edhe pse janë zbuluar”,- tha kryeministri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.