Bashkëthemeluesi i Facebook është në bisedime me qeverinë amerikane për të shkatërruar rrjetin social - Business Magazine Albania

Bashkëthemeluesi i Facebook është në bisedime me qeverinë amerikane për të shkatërruar rrjetin social


Chris Hughes, bashkëthemeluesi i Facebook-ut, i cili është shndërruar në një kritik të rrallë të rrjetit social, është në biseda me rregullatorët amerikanë rreth shkatërrimit të kompanisë teknologjike.

Sipas një prezantimi në Powerpoint të shikuar nga The New York Times, Chris Hughes argumenton se blerjet e kompanive rivale të Facebook-ut e lejuan atë të eleminonte kërcënimet e konkurruencës, duke mbajtur një pozitë dominuese në industrinë e reklamave dhe të kërkojë më shumë para nga reklamuesit.

Më parë këtë vit, Hughes u paraqit në publik me thirrje për thyerjen e Facebook-ut, duke argumentuar se është rritur shumë dhe tepër fuqishëm. Në një intervistë për The New York Times në Maj, Hughes tha se Facebook është bërë një “leviatan që turbullon sipërmarrjen dhe kufizon zgjedhjen e konsumatorit”, dhe se blerjet e tij, WhatsApp dhe Instagram duhet të zhvlerësohen.

Ai u bashkua me një komunitet në rritje të kritikëve që po bëjnë thirrje për një aksion antitrust kundër Facebook, ku bëjnë pjesë edhe politikanë si Elizabeth Warren. Hughes ka qenë një kontribues i rëndësishëm në të menduarit rreth këtyre çështjeve.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0