Ja sa paguhen njerëzit më të famshëm në botë për postimet e sponsorizuara në Instagram - Business Magazine Albania

Ja sa paguhen njerëzit më të famshëm në botë për postimet e sponsorizuara në Instagram


Ne të gjithë kemi dëgjuar për influencerët e pasur që janë bërë të famshëm në bazë të audiencës së tyre në Instagram dhe tani udhëtojnë rreth botës duke postuar fotografi të bukura në mënyrë që të paguhen nga sponsorët.

Ju pëlqeu apo jo, ‘influencuer’ është profesion i vërtetë në vitin 2019 dhe mund të jetë një biznes fitimprurës e i dobishëm – por sa paguhen këta njerëz në të vërtetë?

A është e vërtetë së të famshmit po fitojnë një milion dollarë për një postim në Instagram?

Ekipi i Hopper, bëri kërkime për çmimin e një postimi të sponzoruar nga përdoruesit e mëdhenj të Instagram-it.

Dhe rezultatet janë nganjëherë tronditëse:

Instagram influencer charges

Siç mund ta shihni, emrat më të mëdhenj në Instagram janë duke fituar rreth një milion dollarë për postim.

Për të përcaktuar se sa kërkon secili prej këtyre influencerëve, Hopper fillimisht krijoi një listë të influencerëve të mundshëm, bazuar në “madhësinë, angazhimin dhe ndikimin” e tyre. Ekipi Hopper u mundua pastaj të kontaktojë secilin nga influencerët e listuar për të marrë më shumë informacion rreth shumës që ata kërkojnë për postim:

“I kontaktuam të gjithë përdoruesit duke u kërkuar çmimin për një postim të sponsorizuar. Secili përdorues u kontaktua direkt ose nëpërmjet një agjenti”.

Është e qartë se këta njerëz janë duke fituar shumë para nga ndjekësit e tyre të Instagram-it dhe se të jesh një “influencer” për disa njerëz është një karrierë fitimprurëse me orar të plotë.

Kjo ka kuptim – për shumë marka, bashkëpunimi me influencerët është i dobishëm. Gjithashtu, vëmendja është kthyer edhe tek mikro-influencerët, njerëzit me më pak ndjekës, të cilët nuk kërkojnë aq shumë para për postime. Por si gjithmonë, emrat e mëdhenj mbeten në në radhë të parë.

SocialMediaToday

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0