CEO i Walmart i kërkon Kongresit amerikan të rrisë pagën minimale - Business Magazine Albania

CEO i Walmart i kërkon Kongresit amerikan të rrisë pagën minimale


Drejtori ekzekutiv i Walmart, Doug McMillon tha të mërkurën se paga minimale federale prej 7.25 dollarësh në orë është “shumë e ulët” dhe i kërkoi Kongresit të veprojë sa më shpejt për ta rritur atë.

“Paga minimale federale është duke mbetur mbrapa,” tha McMillon gjatë takimit vjetor të aksionerëve të kompanisë në Bentonville, Arkansas. “7.25 $ është shumë e ulët.”

Lexoni: Walmart planifikon të shtojë mijëra robotë ndihmës në dyqanet në SHBA

Walmart është punëdhënësi më i madh privat në vend me më shumë se 1.5 milionë punonjës amerikanë. McMillon tha se është e qartë nga veprimet e Walmart dhe “ato të kompanive të tjera” se është koha për një ndryshim në pagën minimale federale.

Walmart e rriti pagën e tij minimale në 11 dollarë në orë vitin e kaluar dhe Amazon, rivali më i madh i Walmart, rriti pagat e tij minimale në 15 dollarë në Nëntor.

“Është koha që Kongresi të vendosë një plan të menduar mirë për të rritur pagën minimale,” tha McMillon. “Çdo plan duhet të marrë në konsideratë fazat dhe diferencat e kostos së jetesës për të shmangur pasojat e padëshiruara.”

McMillon bëri vërejtjet pasi Walmart përballet me mbikëqyrjen e senatorit Bernie Sanders dhe grupet e punës mbi pagat që paguan punonjësit e dyqaneve.

Sanders mori pjesë në takimin e aksionarëve të Walmart të mërkurën dhe paraqiti një propozim për të shtuar punonjësit me orë në bordin e korporatës.

Lexoni: Walmart patenton bletët robotike autonome

“Walmart është punëdhënësi më i madh privat në Amerikë dhe është në pronësi të familjes Walton, familja më e pasur në Shtetet e Bashkuara me vlerë rreth 175 miliardë dollarë,” tha Sanders në komentet e përgatitura para aksionarëve dhe drejtuesve të Walmart, përfshirë McMillon. “Dhe megjithë pasurinë e madhe të pronarit të saj, Walmart paguan shumë prej punonjësve të saj me paga shumë të ulëta”.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0