Në moshën 6 vjeçare, shumica e fëmijëve ende mësojnë si të lexojnë dhe llogarisin, ndërsa në atë moshë, Beckford ishte intelektualisht gati për të marrë pjesë në një nga universitetet më të mira në botë.
Lexoni: 11 vjeçarja iraniane mund Einstein dhe Hawking në testin e IQ
Në vetëm 10 muaj, Beckford mund të lexonte, shkruante dhe kuptonte alfabetin. Kur mbushi dy vjeç, ai mund të lexonte rrjedhshëm dhe mund të fliste japonisht në moshën tre vjeçare.
Sipas blackdoctor.org, Becford ishte personi më i ri që studionte në Universitetin e Oxford. Kur ishte gjashtë vjeç, babai i tij kontaktoi universitetin prestigjioz dhe e regjistroi për të studiuar Filozofi dhe Histori. Këto kurse janë krijuar për fëmijët e talentuar në moshën 8 – 13 vjeç, por një gjashtë vjeçar arriti të përfundonte të dyja kurset si i dalluar.
Tani, në moshën 12-vjeçare, Beckford është tepër i avancuar për të ndjekur klasën e tretë, kështu që ai duhet të shkollohet në shtëpi.
Gjeniu i ri ka në plan të ndjekë një karrierë në neurokirurgji në të ardhmen dhe është vendosur të praktikojë heqjen e gurit të tëmthit dhe procedurat e apendektomisë.
Lexoni: Braktis shkollën, fiton 200 milionë dollarë për 12 muaj
Beckford tha se ai ëndërron të ndryshojë botën dhe të shpëtojë tokën. Megjithatë, thuhet se i riu i talentuar nuk do të kufizohet vetëm në mjekësi – ai gjithashtu planifikon të bëhet një astronaut dhe aktualisht është duke shkruar një libër për fëmijë rreth Egjiptit.
burimi: legit.ng
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.