Braktis shkollën, fiton 200 milionë dollarë për 12 muaj - Business Magazine Albania

Braktis shkollën, fiton 200 milionë dollarë për 12 muaj


Nga Alejandro Cremadres, sipërmarrës

Djali që braktisi shkollën e mesme, Derek Uall sapo ka ndërtuar një biznes prej 200 milionë dollarësh në më pak se 12 muaj, pa asnjë mbështetje. Për më tepër, kjo është vetëm një nga shumë kompanitë që ai ka ndërtuar në vitet e tij të adoleshencës.

Në një intervistë të fundit në Podkastin DealMakers, Derek Uall tregoi në detaje se si ai ka ndërtuar shumë biznese dhe se si po konkurron në një treg triliona dollarësh, duke zgjidhur probleme me të cilat Alibaba, eBay dhe Amazon ende po përballen.

Lexo: Braktis shkollën, themelon PokerStars dhe e shet 4.9 mld usd

7 marka në një ditë

Babai i Uall ishte një sipërmarrës në industrinë e chip-ve. Pra, duke e parë babain e tij, që nga fëmijëria, Dereku kishte shumë njohuri se si të fillonte një kompani. Babai i tij ishte me të vërtetë në qendër të një revolucioni teknologjik dhe shpesh udhëtonte për në Nju Jork duke mbledhur parae punuar në biznesin e tij.

Dereku me shokët e tij e filluan ndërmarrjen e tyre të parë me një biznes për surfing. Ata e ngritën atë duke përdorur kartat e kreditit e shitur derë më derë. Diçka që Dereku ende e bën këtë ditë për të zhvilluar biznesin e tij.

Duke pasur gjithnjë një dëshirë për të pushtuar botën, nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i Derekut të merret me gjëra të thjeshta. Në fakt, ai erdhi me idenë e tij të ardhshme për të ndërtuar një kompani kur miku i tij surfist dhe një inxhinier, Mark Freeman, i treguan shpikjen e tyre të re – një makinë që bënte borë (snowmachine).

Derek investoi çdo cent që kishte në krijimin e asaj që do të ishte kompania e tij e ardhshme, Crown Distribution. Markën e tyre të parë të quajtur Purged Snowboards, për t’i paraprirë pastaj shumë markave të tjera.

Në një ditë të vetme, ata krijuan shtatë lloje të markave për të kënaqur të gjithë shpërndarësit në Japoni që dëshironin të lëviznin produktin e tyre. Të gjitha të bëra nëpërmjet faksit, ku menjëherë i fituan 3.7 milionë dollarë.

Në vetëm dy vjet ata kishin punësuar qindra punonjës dhe e kishin shitur kompaninë e tyre. Dereku ishte ende vetëm 24 vjeç.

Përfshirja në teknologji

Pasioni i Derekut anonte më shumë nga teknologjia. Një djalë 24-vjeçar që sapo kishte shitur kompaninë e tij për miliona dollarë, u transferua në Malibu dhe jetoi jetën e një të riu të papërgjegjshëm, duke shpenzuar paratë në një mënyrë të paqëndrueshme.

Pastaj ai takoi dhëndrin e tij dhe bashkë e ndërtuan kompaninë e tyre të parë të teknologjisë, Techstore, nga një hambar në një fermë.

Techstore po fitonte shumë nga shpërndarësit e kompjuterave. Ai doli në San Jose, mblodhi rreth 100 milionë dollarë, bleu kompani të tjera dhe më pas, papritmas një krizë ekonomike shpërtheu në vend.

Ai humbi gjithçka. Tani duhej t’ia fillonte prej zeros.

Pavarësisht kësaj, ky sipërmarrës ishte në gjendje të kthehej në lojë për të korrur shumë suksese në teknologji. Bashkë me ekipin e tij ndërtoi PriceGrabber, kompani e cila u ble nga Experian për 485 milionë dollarë.

Pastaj ndërtoi startupin BuyNow, e cila ishte pjesë e Buy.Com, një kompani e madhe e-commerce.

Buy.com u ble më vonë nga Rakuten për 250 milionë dollarë.

Pas blerjes, Derek ndërtoi VAULT, një platformë e modës, nën patronatin e Rakuten. Kompania u bë një sukses i madh. Për fat të keq, për shkak të disa mosmarrëveshjeve me Rakuten, ai vendosi të linte gjithçka mbrapa duke shkuar në Miami.

Sapo u shpërngul për në Miami, Dereku mori një investitor dhe filloi të financonte startupe të reja.

Kur Dereku vendos të investoj në një startup, ai nuk investon në ide. As në teknologjinë e një startupi. Ai investon te sipërmarrësi. Për të, 90% luan rol sipërmarrësi dhe të paktën 10% ideja.

Ai kërkon dikë që  është i zgjuar, i përkushtuar dhe i përulur. Dikush që punon shumë dhe ndihmon kompaninë e tij të rritet. Ky është një udhëheqës i mirë nga perspektiva e tij. Kur dëshiron të investojë diku, për Derekun gjithçka që ka rëndësi është mënyra e të menduarit e një sipërmarrësi. Si vepron ai. Si punon në mjedise të vështira, si i zgjidh problemet dhe sa është i gatshëm të ndryshojë.

HUBX: Nga zero në 200 milionë dollarë në 12 Muaj

Ndërsa po merrte pjesë në HBX Harvard Business School, vërejti një industri multitriliona dollarësh që kishte nevojë për zgjidhje.

Kjo ishte tregtia Biznese me Biznese- B2B. Kjo çoi në $200 milionë në të ardhura në vetëm 12 muaj pa investitorë apo ndonjë lloj financimi nga jashtë.

Ndër problemet që përballen kompanitë e mëdha në industri si Alibaba, eBay, Rakuten dhe Amazon janë që tregjet e tyre rezultojnë në shumë konsumatorë dhe shitës që shmangin sistemin.

Vetëm në Amazon, ky është një problem shumë miliarda dollarësh. HUBX po e zgjidh këtë problem duke krijuar një nga platformat e para anonime të tregut që lidh blerësit dhe shitësit B2B në të gjithë botën. Infrastruktura e kompanisë i jep prodhuesit, shpërndarësit, shitësit, blerësit dhe klientët aftësinë për t’u lidhur dhe për të komunikuar në mënyrë anonime.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0