Braktis shkollën, themelon PokerStars dhe e shet 4.9 mld usd

Braktis shkollën, themelon PokerStars dhe e shet 4.9 miliardë dollarë



Mark Scheiberg, 44-vjeçari  izraelito-kanadez ka një pasuri prej 4.8 miliardë USD pasuri. Ai jeton në Isle of Man, një ishull me vetëm 58 mijë banorë midis Anglisë dhe Irlandës, duke qenë më i pasuri, madje duke pasur më shumë para se PBB vjetore e ishullit.

Kanadezi i 8-të më i pasur dhe njeriu i 422-të më i pasur në botë.

Mark Scheinberg u lind në Izrael (1973). Kur ishte 13 vjeç u zhvendos në Kanada së bashku me familjen. Edhe pse hyri në kolegj, ai e la shkollën pas vetëm një viti, duke u futur në punë në industrinë turistike dhe më pas në atë të kumarit online.

Mark Scheiberg bashkëthemelon me të atin,  programuesin e IBM Kanada, Isai Scheinberg – një kompani të lojërave online të kumarit, “PokerStars”, me të madhen në botë të këtij lloji me 50 milionë llogari kur u shit. Ai zotëronte dhe “Full Tilt Poker”.

E themeloi në vitin 2001 – kur ishte 28 vjeç- dhe e shiti atë më pas 4.9 miliardë dollarë te Amaya Gaming Group e Kanadasë pas gjashtë muaj negociatash. Ai fitoi 3 miliardë dollarë pasi zotëronte 75% të aksioneve të kompanisë Rational Group Ltd, që zotëronte PokerStars.

Aktualisht, Scheinberg është duke investuar në një projekt disa miliona dollarësh në prona të patundshme, të quajtur “Centro Canalejas Madrid”  në Madrid, Spanjë, ku do të ketë edhe hotelin e parë në Spanjë të rrjetit “Four Seasons”.

/Israelisot.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0