11 vjeçarja iraniane mund Einstein dhe Hawking në testin e IQ - Business Magazine Albania

11 vjeçarja iraniane mund Einstein dhe Hawking në testin e IQ


Një vajzë iraniane 11 vjeçare shënoi pikët më të larta në Testin Mensa IQ duke lënë pas shkencëtarët e mirënjohur botërorë Albert Einstein dhe Stephen Hawking.

Rezultati i mrekullueshëm i Tara Sharif prej 162 pikësh tregon se ajo është mbi të ashtuquajturën “pikë referimi gjeniale” prej 140 pikësh.

“U trondita kur mora rezultatin dhe kurrë nuk prisja që të merrja një rezultat kaq të mirë,” tha Tara në një prononcim ndaj arritjes së saj.

Tara shtoi: “Kur unë të jem më e rritur, do të doja të bëja diçka që ka lidhje me aritmetikën”.

Lexoni: Ky është testi më i shkurtër i inteligjencës në botë. Provo dhe ti IQ tënde

Stephen Hawking kishte një IQ prej 160 dhe besohet se Einstein, i cili kurrë nuk e mori testin, do të kishte gjithashtu një nivel 160 të IQ.

Ajo tani është në gjendje të aplikojë për një anëtarësim në Mensa, shoqërinë më të madhe dhe më të vjetër të IQ në botë.

Babai i saj shprehu krenarinë e pamasë për vajzën e tij matematiciene: “Jam jashtëzakonisht krenar, por shumë i habitur se sa mirë doli Tara”.

burimi: alaraby.co.uk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0