Sipërmarrësit eksportues që janë pjesë e BusinessMag.al

Sipërmarrësit eksportues për të cilët ka shkruar BusinessMag.al


Nëse shfleton faqet e BusinessMag.al, syri do të të ndeshet me shumë artikuj sipërmarrjesh e sipërmarrësish. Janë të ndryshme nga njëri-tjetri. Në shkrimet për ta ndeshesh me të përbashkëta. Rasti në fjalë lidhet me sipërmarrësit që eksportojnë mallrat e tyre përtej tregut shqiptar.

Donika Mici është zonja që ia ka arritur të eksportojë këpucë në Europë e përtej oqeanit Altantik. Ajo ka mbi 1000 të punësuar në Shqipëri. Pas gjithë këtij suksesi fshihen sfida të mëdha e të vazhdueshme. Tregtia po kalon online dhe qendrat tregtare, ku gjenden këpucët e saj, po mbyllen pak nga pak. Për kompaninë ‘Donniana’ kjo nënkupton nevojën për të gjetur bashkëpunëtorë, tregtarë të tjerë, që në vend të dyqaneve fizike, tregtojnë online. Bashkëpunëtorë të rinj, e një mënyrë tërësisht e re e të bërit biznes. Kjo industri ka nevojë për energji, ide novatore e ritëm, ndaj punësimet në nivel ekspertize do të ishin me interes për të rinjtë e punëdhënësit njëkohësisht.
Lexo: Sfidat e Donika Micit në prodhimin e këpucëve

Rona Nushi, farmacistja e apasionuar pas kozmetikës dhe biznesit. Ndërthuarja e dy pasioneve e ka bërë atë të krijojë markën e saj të produkteve kozmetike Bees&Trees, markë e cila operon në Shqipëri, Kosovë dhe shitje online jashtë vendit. Një markë  kjo tashmë e çertifikuar sipas standadeve europiane. Kremërat e Ronës mund t’i gjeni edhe në disa nga farmacitë ë të mira jashtë vendit, pasi  ata janë 100%  bimore. Pas regjistrimit të markës dhe produkteve sipas standadeve të kërkuara nga BE, tashmë linja prodhohet në Itali dhe Rona merret me pjesën tjetër të menaxhimit të biznesit.
Lexo:  Farmacistja që po zhvillon linjën e saj të kozmetikës

Halit Avdiaj ka mbjellë në komunën e Istogut rreth 180 hektarë sipërfaqe të tokës me bimë mjekësore. Pothuajse gjithë prodhimin e tij e eksporton në Europë, pasi ka arritur të lidhë kontrata për eksport me kompani gjermane, zvicerane, austriake dhe çeke. Në fillim nisi punën si biznes i vogël familjar ndërsa kompania e tij ka arritur të punësojë 53 punëtorë në Istog, si dhe ka arritur të hapë 53 pika të grumbullimit të bimëve mjekësore në të gjithë Kosovën.
Lexo:  Sipërmarrësi Halit Avdiaj furnizon të gjithë Europën me bimë mjekësore

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0