OSHEE investim 1 miliard lekë në Tiranë

OSHEE, investim 1 miliard lekë në Tiranë


Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka nisur një investim prej 1 miliard lekësh për një furnizim më të mirë me energji elektrike të Tiranës edhe të fshatrave përreth. Investimi përfshin rikonstruksionin e rreth 400 kabinave si dhe shtrimin e 10 fiderave të rinj nga nënstacioni Selitë. Investimet prekin tensionin e mesëm dhe atë të ulët dhe pritet të përfundojnë para sezonit të dimrit të 2019-ës.  Qëllimi i këtij investimi është jo vetëm rritja e cilësisë së furnizimit me energji elektrike, por edhe ulja e humbjeve në rrjet.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me administratorin e Operatorit të Energjisë Elektrike, Adrian Çela, kanë inspektuar punimet që po kryhen për këtë projekt në zonën e “Komunës së Parisit” në kryeqytet. Drejtori i OSHEE-së Tiranë, Klevis Jahaj, bëri të ditur se ndërhyrjet do të bëhen në kabinat, të cilat janë ndërtuar kryesisht gjatë viteve ’90-të. Sipas tij, kjo ndërhyrje është e nevojshme pasi prej vitesh nuk është bërë asnjë investim në to. Sipas Jahaj, në saj të 10 fiderave të rinj që do të shtrihen në dy nënstacionet, do të bëhet e mundur normalizimi i mbingarkesës.

Investimi me vlerë 1.1 miliard lekë, përfshin rreth 250 mijë abonentë të OSHEE-së, të cilët do të përfitojnë në përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike dhe në uljen e humbjeve. Nga ana e saj, ministrja Balluku u shpreh se investimet që po kryhen në rrjetin e Tiranës janë investime që ndikojnë direkt në performancën e OSHEE-së dhe në gjithë sektorin energjetik dhe se përmes tyre është bërë e mundur ulja e ndjeshme e humbjeve të energjisë në rrjet.

Lexo:  Panelet diellore, prodhuesit kërkojnë që tepricat t’i blejë OSHEE

Kërkesa për energji në Tiranë arrijnë në 37 % të kërkesës kombëtare. Sipas OSHEE humbjet në Tiranë kanë zbritur nga 35% në vitin 2014, në 16.8%.

Përmes rikonstruksionit të kabinave synohet vendosja e pajisjeve bashkëkohore, duke zëvendësuar teknologjinë e vjetër. ¼ e kabinave të reja do të përshtaten me teknologjinë RMU. Këto kategori kabinash, rrisin sigurinë dhe shpejtësinë e manovrimeve në rast defektesh ose mbingarkese në rrjet. Brenda muajit qershor investimet do të nisin edhe në zonat rurale të Tiranës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0