Jack Ma, pas daljes në pension do të kthehet tek mësimdhënia - Business Magazine Albania

Jack Ma, pas daljes në pension do të kthehet tek mësimdhënia


Njeriu më i pasur në Kinë dëshiron të dalë në pension dhe të kthehet në rrënjët e tij të mësimdhënies.

Kreu ekzekutiv dhe themeluesi i gjigantit të tregtisë online Alibaba, Jack Ma njoftoi në Konferencën Viva Tech në Paris më 16 Maj se ai do të kthehej në mësimdhënien pas daljes në pension në Shtator të këtij viti.

Lexoni: Jack Ma, shpejt mësues i anglishtes. Ngre edhe fondacionin me emrin e tij

54-vjeçari tha se do të largohet zyrtarisht nga posti i tij më 10 Shtator të këtij viti që përkon pikërisht me 20 vjetorin e kompanisë. Ish-mësuesi i gjuhës angleze tha se ai po zgjedh ta bëjë këtë, sepse ai e dashuron mësimdhënien.

Ai shtoi se donte të shpenzonte paratë që fitonte nga Alibaba në përmirësimin dhe ndryshimin e sistemit arsimor në Kinë, në vend që t’ua dorëzonte ato investitorëve apo bankave.

Ma shtoi se ende e konsideron veten të ri dhe se do të kalojë edhe 15 vjet në sektorin e arsimit. Sipas Forbes, në shtator të vitit të kaluar, Ma njoftoi se do të jepte dorëheqjen në vitin 2019 dhe zbuloi se pozicioni i tij do të pasohet nga CEO i Alibaba, Daniel Zhang.

Në fakt, Ma ka qenë duke kërkuar për “dikë më të mirë se vetja” që kur një investitor i kërkoi atij të jepte dorëheqjen kur kompania ishte “në telashe të mëdha” më shumë se 10 vjet më parë.

“Pasi dëgjova këtë i thashë: ‘Unë nuk mund të jap dorëheqjen tani, sepse nëse jap dorëheqjen tani, kompania do të falimentojë’,” tha Ma. I kishte thënë investitorit se do të jepte dorëheqjen vetëm kur kompania të ecte mirë.

Pensioni i Ma është aktualisht një temë tronditëse në Weibo dhe një video e njoftimit të tij është parë mbi 1.98 milionë herë që kur u ngarkua të Premten, më 17 maj.

Në të njëjtën konferencë, Ma tha se nuk është krenar për faktin që themeloi kompaninë Alibaba. Ai është krenar për gabimet dhe sfidat që kompania ka kapërcyer gjatë 20 viteve të fundit.

Lexoni: Udhëzuesi i Jack Ma për zhvillim dhe sukses

Sipas një postimi në Pear Video, Ma tha: “Kur bëhesh një sipërmarrës, mos u shqetëso për konkurrentët, mos u shqetëso për gabimet, mos u shqetëso për sfidat, kalo nëpër to. Kjo është pjesa më argëtuese e biznesit tuaj. Ju nuk mund të uleni dhe të qani, e qara nuk zgjidh asnjë problem”.

Sipas Forbes, Jack Ma është njeriu më i pasur në Kinë me një vlerë neto prej 34.6 miliardë dollarësh.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0