Boeing po ul normën e prodhimit të saj 737 Max, pasi kompania po punon për të përmirësuar avionët. “Ne kemi vendosur të lëvizim përkohësisht nga një normë prodhimi prej 52 avionë në muaj në 42 avionë në muaj duke filluar nga mesi i prillit”,- tha CEO Dennis Muilenburg në një deklaratë.
Muilenburg po fliste për të gjithë sistemin e prodhimit të kompanisë 737, i cili përfshin më shumë se vetëm linjën e avionëve Max. Por, shumica janë avionë Max.
Max u vu nën vëzhgim pas rënies së sy avionëve në harkun kohor të pesë muajve, duke përfshirë Lion Air dhe Ethiopian Airlines. Gjithsej 346 njerëz vdiqën në dy aksidente.
Të gjithë avionët e Boeing 737 Max u ulën në bazë pas aksidentit në Etiopi muajin e kaluar. Në një deklaratë të tij, Muilenburg tha gjithashtu se i ka kërkuar bordit të kompanisë të ngrejë një komision që do të shqyrtojë politikat dhe proceset që Boeing përdor për të hartuar dhe zhvilluar aeroplanët e saj. Ky komision do të shikojë se sa efektive është kompania dhe a është në gjendje të sigurojë nivelin më të lartë të sigurisë për avionët Max, si dhe avionët e tjerë të Boeing.
Vendimi i fundit vjen një ditë pas raportit paraprak mbi tragjedinë e avionëve të Etiopisë, sipas të cilit rezultoi se pilotët e atij aeroplani kryen të gjitha procedurat e parashikuara nga prodhuesit e avionit, por nuk ishin në gjendje të kontrollonin avionin para se të rrëzohej.
Lexo: Pas aksidentit ndërkombëtar edhe Shqipëria ndalon fluturimin e avionëve Boeing
Javës së kaluar Boeing pranoi ngjashmëritë e situatës në dy aksidentet. Boeing po punon për të zhvilluar një rregullim software për 371 avionë për të kthyer sërish në ajër 737 Max.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.