Pas aksidentit ndërkombëtar edhe Shqipëria ndalon fluturimin e avionëve Boeing » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 13/03/2019

Pas aksidentit ndërkombëtar edhe Shqipëria ndalon fluturimin e avionëve Boeing

Share
nga Admin
Mar 13, 2019
Business Magazine Albania constitutes an online periodical publication of business related articles. It is the first of
lexo me teper >

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bashkohet vendimit të Agjensisë Evropiane të Sigurisë në Operim të Aviacionit (EASA), duke ndaluar fluturimin e avionëve Boeing 737-8 dhe 737-9 Max, në hapësirën ajrore shqiptare.

Vendimi i EASA/s vjen pas aksidentit fatal të avionit tip Boeing 737 Max 8 të shoqërisë ajrore “Ethiopian Airlines”.

Në një njoftim zyrtar, AAC informon qytetarët se në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nuk ka në operim asnjë avion të tillë, në asnjë nga linjat e programuara të fluturimeve.

Për t’iu bashkuar nismës së EASA për këtë rast, AAC ka formalizuar lëshimin e një NOTAMi (lajmërimi për operatorët) nga ana e Albcontrol, i cili ndalon operimin e avionëve të këtij lloji në hapësirën ajrore shqiptare dhe Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për një kohë të pacaktuar, deri në direktivat pasuese të EASA, të cilat do të varen nga informacioni që do të vijënga hetimi i shkaqeve të aksidentit në Kenia.