Pas djegies së Notre Dame, Alexandria Ocasio-Cortez është tema dhe emri më i përfolur në media dhe politikën amerikane. Është vetëm 28 vjeç, e përshkruan veten si social-demokrate, ka marrë shumë bashkëpunim në nivel lokal dhe ka ngritur qendra fondesh për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Kongresmenia Alexandria Ocasio-Cortez pranon se Facebook ishte i rëndësishëm për fushatën e saj politike, por sot ajo jo vetëm po heq dorë nga kjo platformë, por po fillon një fushatë kundër saj dhe rrjeteve të tjera sociale.
Gjatë një interviste për Yahoo News Ocasio-Cortez u shpreh: “Rrjetet sociale janë bërë një rrezik për shëndetin e njerëzve duke rritur izolimin, depresionin, ankthin, varësinë dhe shkëputjen nga realiteti”.
Së fundmi ajo ka mbyllur llogarinë e saj në Facebook, por vazhdon të jetë aktive në media të tjera si Twitter dhe Instagram.
Megjithatë, ajo ka thënë se po përpiqet të largohet pak nga pak.
“Ndonjëherë bëhem aktive duke postuar në Twitter gjatë fundjavës, por pjesën më të madhe unë i dedikohem përmbajtjes, kur është fjala për konsum dhe lexim unë e marrë fundjavën pushim”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.