Ju sjellim në vëmendje disa prej tyre:
Gëzim Gashi, ka ëndërruar gjithmonë të jetë sipërmarrës dhe në fakt i’a ka dalë. Ai është shqiptari, i cili njihet në Suedi për “Institutin e ri të Arteve dhe Inovacionit (IAI). Kompania e tij “By Gezim Gashi” në partneritet me Oaks Christian School themeluan Institutin e ri të Arteve dhe Inovacionit (IAI), i cili hapet në Gusht të vitit 2019. Kjo sipërmarrje e tij do të përfshijë degë studimi si songwriting, music production, film, marketing, menaxhim, markë, art vizual, teatër, vetëm për studentë të shkollave të mesme.
Lexo:Shqiptari Gëzim Gashi me pasion dhe punë hap një shkollë arti në Amerikë
Sot kushdo paraqitet në zyrën e tij në Romë, edhe përmes fjalëve të mira të shpërndara tek klientët, por edhe sepse ka ngritur një kompani që njihet në mbarë Italinë, me punë të realizuara në qytete të ndryshme. Bëhet fjalë për shqiptarin Arben Shpata. Kompania e tij ka 10 vite në treg, 20 punëtorë, nga të cilët 3 arkitektë. Edilizia Moderna merret me rikonstruksionin e objekteve të rëndësishmë në Itali, përfshirë edhe struktura publike.
Lexo:Arben Shpata, shqiptari që po ristrukturon objektet publike në Itali
Merita Pinta, ka zgjedhur biznesin e saj t’a zhvillojë jashtë, në Zvicër. Merita synon të arrijë të bëhet femra më e suksesshme shqiptare në Zvicër. Biznesi i saj konsiston në një qendër për personat e moshuar, e cila mban emrin “Prima Pflege”. Ajo sot vlerësohet, jo vetëm nga shqiptarët në këtë shtet europian, por edhe nga vetë zviceranët.
Lexo:Merita Pinta, shqiptarja që po shkëlqen në Zvicër me biznesin e saj
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.