Thënie për suksesin nga CEO me influencë - Business Magazine Albania

Thënie për suksesin nga CEO me influencë

Thënie për suksesin nga CEO me influencë

Në biznes, motivimi dhe eksperienca shpesh çojnë në urtësi dhe sukses. Me nëntë nga 10 biznese që dështojnë në vitin e parë, është pothuajse e natyrshme për themeluesit dhe CEO-t që të bëjnë gjithçka për të përmirësuar performancën e tyre.

Një mënyrë e mirë që çdo sipërmarrës të përmirësojë shanset për t’u bërë një sukses është studimi i zakoneve dhe shqyrtimi i këshillave të dhëna nga themelues të tjerë të suksesshëm dhe CEO. BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa nga thëniat dhe këshillat e CEO-ve me background të ndryshëm.

Lexo edhe:Prestigjozia “Cromos”: “Vizitoni Shqipërinë, shtëpinë e vendeve të shumta arkeologjike dhe trashëgimisë historike!”

“Duhen 20 vjet për të ndërtuar një reputacion dhe pesë minuta për ta rrënuar atë. Nëse mendoni kështu, ju do t’i bëni gjërat ndryshe”, – Warren Buffett, CEO i Berkshire Hathaway.

“Për mua, biznesi nuk ka të bëjë me veshjen e kostumeve apo të kënaqësh aksionerët. Ka të bëjë me të qenit i vërtetë me veten tuaj, idetë tuaja dhe të përqëndroheni në gjërat thelbësore“, – Richard Branson, CEO i Virgin Group.

“Ndiqni vizionin, jo paratë; paratë do të ndalojnë së ndjekuri ju”, – Tony Hsieh, CEO i Zappos.

“Puna juaj do të plotësojë një pjesë të madhe të jetës tuaj dhe mënyra e vetme për të qenë vërtetë të kënaqur është të bëni atë që besoni. E vetmja mënyrë për të bërë punë të mira është që ta doni atë që bëni”, – Steve Jobs, Bashkë-themelues i Apple.

“Mos u shqetësoni për dështimin; ju duhet të keni të drejtë vetëm një herë”, – Drew Houston, CEO i Dropbox.

“Pyetja që i bëj vetes pothuajse çdo ditë është, ‘A po bëj gjënë më të rëndësishme që mund të bëj?’ … Po të mos mendoj se po punoj me problemin më të rëndësishëm me të cilin duhet të punoj, atëherë unë nuk do të ndihem mirë në lidhje me mënyrën se si po shpenzoj kohën time. Kjo është ajo që bëj me Facebook”, – Mark Zuckerberg, CEO i Facebook.

“Pritshmëritë e larta janë absolutisht çelësi i çdo gjëje”, – Sam Walton, Themelues i WalMart.

“Pa pasion, ju nuk keni energji dhe pa energji, ju thjesht nuk keni asgjë”, – Donald Trump, CEO i Organizatës Trump.

“Rregulli nr. 1: Asnjëherë mos humbisni para; Rregulli nr. 2: Mos harroni Rregullin nr. 1.” – Warren Buffet, Drejtor i Përgjithshëm i Berkshire Hathaway.

“Askush nuk mund të jetë i suksesshëm, përveç atij që së pari dashuron punën e tij”, – David Sarnoff, Drejtor i Përgjithshëm i RCA.

“Nuk ka të bëjë me një ndarje specifike të kohës; si jeta personale ashtu edhe ajo profesionale janë 24/7. Është thjesht, prioriteti i duhur për secilën dhe të pranosh se do të jetë ndryshe çdo ditë”, – Ellen Kullman, CEO e Dupont.

“Ju nuk keni nevojë të jeni gjeni, vizionar, apo i diplomuar që të jeni i suksesshëm. Ju duhet vetëm një plan dhe një ëndërr”, – Michael Dell, CEO i DELL

“Zemra dhe shpirti i një kompanie janë kreativiteti dhe inovacioni”, – Robert Iger, CEO i Walt Disney.

“Duhet të jeni shumë të shkathët dhe mendje hapur. Suksesi juaj do të jetë shumë i varur nga mënyra se si përshtateni.” – Jeremy Stoppelman, CEO i Yelp.

 business.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0