Mark Zuckerberg poshtërohet nga grupi i ligjvënësve. Akuzohet se ka dështuar si CEO - Business Magazine Albania

Mark Zuckerberg poshtërohet nga grupi i ligjvënësve. Akuzohet se ka dështuar si CEO


Një raport shkatërrues nga komiteti parlamentar britanik ka vënë nën lupën e tij CEOn e Facebook, Mark Zuckerberg duke e akuzuar atë për “mospërfillje“.

Komiteti i Kulturës, Medias dhe Sportit (DCMSC) i Britanisë së Madhe publikoi ​të Hënën raportin e tij mbi lajmet e rreme pas një hetimi 18-mujor, i cili ka tashmë dëshmi nga 73 dëshmitarë.

Lexoni: Mark Zuckerberg poston në profilin e tij të Facebook sfidat personale për vitin 2019

Raporti bëri thirrje për rregullimin urgjent të Facebook – duke përfshirë një trup të pavarur të Mbretërisë së Bashkuar për të zhdukur përmbajtje të dëmshme ose të paligjshme – dhe i tërhoqi vëmendjen Zuckerberg për refuzimin e dhënies së provave për komitetin tre herë.

“Duke zgjedhur të mos paraqitet para Komitetit dhe duke zgjedhur që të mos i përgjigjet personalisht asnjë nga ftesave tona, Mark Zuckerberg ka treguar mospërfillje ndaj Komitetit tonë dhe ‘International Grand Committee’ që përfshin anëtarë nga nëntë ligjbërës nga e gjithë bota,” shkruante në raportin prej 110 faqesh.

Në Nëntor të vitit 2018, DCMS dhe ‘International Grand Committee’ kritikuan Zuckerberg kur ai refuzoi të paraqitet për të dhënë dëshmi, duke dërguar një ekzekutiv në vendin e tij.

Kreu i DCMSC, Damian Collins ka qenë një kritike e zëshme e Zuckerberg dhe në Janar i bëri thirrje atij të paraqitej përpara DCMS përsëri.

“Edhe nëse Mark Zuckerberg nuk beson se ai është përgjegjës në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ai është përgjegjës për miliarda përdorues të Facebook në mbarë botën. Dëshmi të zbuluara nga Komiteti im tregojnë se ai ende ka pyetje për t’iu përgjigjur, por ai vazhdon t’i shmangë ata, duke refuzuar t‘u përgjigjet ftesave tona drejtpërsëdrejti ose dërgon përfaqësues, të cilët nuk kanë informacionin e duhur,” tha Collins në një deklaratë.

“Mark Zuckerberg vazhdimisht nuk arrin të tregojë nivelet e lidershipit dhe përgjegjësisë personale që duhet të pritet nga dikush që ulet në krye të një prej kompanive më të mëdha në botë.”

Lexoni: E vërteta brutale rreth Mark Zuckerberg që askush nuk dëshiron ta pranojë

Përgjigjja e Facebook ndaj raportit të komitetit nuk përfshinte ndonjë referencë të drejtpërdrejtë ndaj sulmit personal ndaj Zuckerberg. Ai tha se Facebook kishte bashkëpunuar me hetimin e DCMSC.

“Ne i ndajmë shqetësimet e Komitetit lidhur me lajmet e rreme dhe integritetin e zgjedhjeve dhe jemi të kënaqur që kemi dhënë një kontribut të rëndësishëm në hetimin e tyre gjatë 18 muajve të fundit, duke iu përgjigjur më shumë se 700 pyetjeve dhe katër drejtuesve tanë më të lartë duke u dhënë dëshmitë,” tha Karim Palan, kreu i politikës publike të Facebook në një deklaratë për Mbretërinë e Bashkuar.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh.”
— Ualt Disney
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0