Samsung shpalos të ardhmen e ekraneve me Teknologjinë Inovative Modulare Micro LED në CES - Business Magazine Albania

Samsung shpalos të ardhmen e ekraneve me Teknologjinë Inovative Modulare Micro LED në CES


Samsung zbulon përmasa, forma dhe konfigurimetë reja të mikro LED, që zgjerojnë kufijtë e ekraneve televizive tradicionale në eventin First Look

Samsung Electronics Co., Ltd. prezantoi risitë e saj të fundit në teknologjinë modulare të ekranit Micro LED gjatë aktivitetit të saj të parë vjetor të CES në Aria Resort & Casino në Las Vegas. Dizajnet e reja revolucionare të teknologjisë Micro LED q137 u paraqitën në event: një ekran të ri prej 75 “, një 219” Wall si dhe madhësi, forma dhe konfigurime të të reja për një ekran Mikro LED të një gjeneratë të ardhshme modulare – fitues të Cmimit të Inovacionit në CES 2019.

“Për dekada me radhë, Samsung ka udhëhequr rrugën në inovacionin e ekraneve të gjeneratës së re”, tha Jonghee Han, President i Biznesit të Ekrameve në Samsung Electronics. “Teknologjia jonë Mikro LED është në ballë të revolucionit të ardhshëm të ekraneve inteligjentë dhe të personalizur që shkëlqejnë në çdo kategori të performancës. Samsung Micro LED nuk ka kufij, vetëm mundësi të pafundme.”

Micro Led paraqet 75” Micro LED dhe 219” The Wall

Duke paraqitur teknologji vetë-rrezetuese dhe funksione modularë, LED-të Mikro LED të Samsung-ut ofrojnë cilësi të pashembullt të fotografisë, zhdërvjelltësi dhe dizajn. Këto ekrane televizive transformuese janë të përbërë nga module individuale vetë-rrezetuese Mikro LED-ve, që përmbajnë miliona çipa mikroskopike LED të kuqe, jeshile dhe blu të cilat emetojnë dritën e tyre për të prodhuar ngjyra të shkëlqyera në ekran – duke ofruar cilësi të pashoqe të figurës që tejkalon çdo teknologji të ekraneve aktualisht në shitje.

Në CES-in e vitit të kaluar, Samsung prezantoi Micro LED duke zbuluar The Wall, ekrani 146 “Micro LED i vlerësuar me çmime. Për shkak të përparimeve teknologjike në procesin e paketimit të ultra gjysmëpërçues, që ngushton hendekun midis çipave mikroskopike LED, Samsung ka qenë në gjendje të krijojë një ekran të mahnitshëm 4K Micro LED në një formë më të vogël dhe më të përshtatshëm për çdo shtëpi, 75 “.

Falë natyrës modulare të Mikro LED, kjo teknologji ofron fleksibilitet në madhësinë e ekranit që lejon përdoruesit ta përshtasin atë në çdo dhomë apo hapësirë. Duke shtuar modulet Mikro LED, përdoruesit mund të zgjerojnë ekranin e tyre në çdo madhësi që dëshirojnë. Funksionaliteti modular i Mikro LED do të lejojë përdoruesit në të ardhmen të krijojnë ekranin edhe në madhësi të parregullta si 9×3, 1×7 ose 5×1 që i përshtaten nevojave të tyre hapësinore, estetike dhe funksionale.

Teknologjia Mikro LED e Samsung gjithashtu optimizon përmbajtjen pa marrë parasysh madhësinë dhe formën e ekranit. Edhe kur të shtoni më shumë module, ekranet Samsung Micro LED mund të shkallëzohen për të rritur rezolucionin – të gjitha duke mbajtur densitetin e pikselit konstant. Përveç kësaj, Mikro LED mund të suportojë gjithçka duke nisur nga përmbajtja standarde 16: 9, në filmat me ekran të gjerë 21: 9, deri në raportet e pazakonta si 32: 9, madje edhe 1: 1 – pa pasur nevojë të bëjë kompromise në cilësinë e figurës.

Përfundimisht, për shkak se ekranet Mikro LED janë të pakornizuar, nuk ka kufij mes moduleve – edhe kur i shtoni ato. Rezultati është një efekt i shkëlqyeshëm, i mahnitshëm i pafundësisë së efekteve që lejon ekranin të përzihet në mënyrë elegante në çdo mjedis jetese. Mundësitë për dizenjime të mrekullueshme vetëm rriten nga karakteristikat e reja të Modalit të Ambientit. Për më shumë detaje nga QLED 8K dhe linjat Mikro LED të Samsung 2019, ju lutemi vizitoni stendën #15006 në Sallën Qendrore të Konventës së Las Vegas gjatë CES 2019 (8-11 Janar 2019).

Samsung Smart TV do të lançojë iTunes Filma & Seriale dhe do të suportojë AirPlay 2 duke filluar nga pranvera 2019

Samsung Electronics Co., Ltd. njoftoi sot se do të ofrojë iTunes Filma dhe Seriale dhe suport Apple AirPlay 2  në modelet Samsung Smart TV të vitit 2019 duke filluar nga kjo pranverë. Suporti në 2018-n i Samsung Smart TV do të vihet në dispozicion nëpërmjet përditësimit të firmuerëve. Për herë të parë në industri, një aplikacion i ri iTunes Movies & TV Shows do të debutojë vetëm në Samsung Smart TV në më shumë se 100 vende. Suporti AirPlay 2 do të jetë në dispozicion në televizorët Samsung Smart në 190 vende të botës.

Me aplikacionin e ri iTunes Filma & Seriale në Samsung Smart TVs, klientët Samsung mund të përdorin bibliotekën ekzistuese të iTunes dhe të shfletojnë dyqanin e iTunes për të blerë ose marrë me qira një nga qindra mijëra filma dhe episode televizive – duke përfshirë koleksionin më të madhe të 4K Filma HDR. Filmat dhe shfaqjet televizive iTunes do të funksionojnë në mënyrë të përsosur me shërbimet e zgjuara të Samsung, si Universal Guide, New Bixby and Search, për të krijuar një përvojë të qëndrueshme në platformën Samsung.

Me suportin e AirPlay 2, klientët Samsung do të mund të hapin lehtësisht video, foto, muzikë, podkaste e shumëçka tjetër  nga pajisjet e Apple drejtpërdrejt në Samsung Smart TV, duke përfshirë televizorët QLED 4K dhe 8K, televizorët Frame dhe Serif UHD dhe modele HD.

Si udhëheqës global në industrinë e televizorëve për 13 vjet, televizoret Samsung Smart janë zhvilluar në një nga platformat më të mëdha argëtuese të disponueshme në treg.

“Ne jemi krenar të punojmë me liderët e industrisë për të ofruar gamën më të gjerë të shërbimeve të përmbajtjes në platformën tonë të Smart TV”, tha Won-Jin Lee, Zv/President Ekzekutiv, i Biznesit të Won-Jin Lee,në Samsung Electronics. “Sjellja e më shumë kontenti, vlerash dhe funksionimi i platformës tek përdoruesit e Samsung TV dhe ata të Apple nëpërmjet iTunes dhe AirPlay është ideale për të gjithë.”

“Ne shpresojmë që të sjellim përvojën e iTunes dhe AirPlay 2 për më shumë konsumatorë në mbarë botën përmes Samsung Smart TV, kështu që përdoruesit e iPhone, iPad dhe Mac kanë një mundësi më shumë për të shijuar kontentin e tyre të preferuara në ekranin më të madh në shtëpinë e tyre” tha Eddy Cue, nënkryetar i Softuerëve në Internet dhe Shërbimeve në Apple.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0