Albanian Scholarship Effort (ASE) hap aplikimet për programin e mentorshipit 2019 - 2021 - Business Magazine Albania

Albanian Scholarship Effort (ASE) hap aplikimet për programin e mentorshipit 2019 – 2021


Albanian Scholarship Effort (ASE) është një iniciativë e ndërmarrë nga një grup studentësh shqiptarë, të cilët studiojnë në disa nga institutet akademike më prestigjioze në botë me qëllim krijimin e një gjenerate intelektualësh nga Shqipëria, të cilët do të jenë ambasadorë të një ardhmeje më të mirë për vendin tonë, brenda dhe jashtë shtetit.

ASE shërben si konsultë falas për nxënës shumë ambiciozë dhe të talentuar shqiptarë, të cilët mund të përfitojnë nga bursa akademike internacionale.

ASE hap aplikimet për programin e mentorshipit 2019 – 2021. Për detaje të programit, shihni faqen zyrtare dhe Paketën e ASE në linkun: https://docs.google.com/document/d/1dASJsFbpX36KcBaUl5xZc7tkG4H-Se6pvsO2EYY9kPU/edit

Për të aplikuar klikoni këtu.

Për çdo pyetje apo shqetësim, kontaktoni Jona Boçarin tek bocari.jona@gmail.com

Aplikimet mbyllen në orën 23:59, datë 10 Shkurt.

Për të mësuar më shumë rreth ASE klikoni linkun: Besart Çopa, 19 vjeçari që po ndihmon studentët shqiptarë të marrin bursa ndërkombëtare

BAZA E APLIKIMIT
  • Aplikantët duhet të vetë-identifikohen si Shqiptarë. Nuk ka rëndësi vendi ku ka lindur apo jeton aktualisht.
  • Pranohen aplikimet e nxënësve nga moshat 12 deri në 16 vjeç. Aplikimet jashtë këtij intervali moshe nuk do të merren parasysh.
  • Aplikimet me mesatare nën 8.5 nuk do të merren parasysh.
  • Ky aplikim dhe çdo material bashkëngjitur me të duhet të jenë punë origjinale e nxënësve aplikues. Në rast se ne konstatojmë që pjesë të aplikimit nuk janë origjinale, aplikanti skualifikohet menjëherë nga programi ynë, pa të drejtë ri-aplikimi.
  • Ju sugjerojmë që, përpara se të aplikoni, të njiheni me ASE, pritshmëritë, kriteret e aplikimit, etj. Të gjitha i gjeni duke lexuar faqen online tek http://albscholarshipeffort.org/. Punë të mbarë dhe suksese!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0