Microsoft pranon se nuk mund të konkurojë Amazon dhe Google në luftën e asistentëve të zërit - Business Magazine Albania

Microsoft pranon se nuk mund të konkurojë Amazon dhe Google në luftën e asistentëve të zërit


Microsoft është duke e zhvendosur strategjinë e asistentit të tij të zërit duke braktisur planet për të pozicionuar Cortana-ën si një asistent zanor që konkuron me Alexa dhe Google Assistant, sipas komenteve nga CEO i kompanisë Satya Nadella, për Business Insider dhe The Verge.

Përkundrazi, Microsoft planifikon të zhvillojë Cortana-ën në një aplikacion ose shërbim që do të punojë për të plotësuar platforma të tjera zanore. Lajmi nuk vjen edhe aq surprizë, duke pasur parasysh se Microsoft ka ndjekur një ekosistem të hapur zanor përmes platformës gjatë disa viteve të fundit.

Lexoni: Google Cloud së shpejti do të ketë një produkt të ri që do të konkurrojë Amazon dhe Microsoft

Në Gusht të vitit 2017, Microsoft bashkoi forcat me Amazon për të lejuar Cortana dhe Alexa të komunikonin me njëra tjetrën gjatë disa detyrave. Në Shkurt të vitit 2018, Microsoft dhe Xiaomi nënshkruan një memorandum mirëkuptimi strategjik për të bashkëpunuar dhe potencialisht për të integruar Cortana në pajisjet Xiaomi.

Kjo strategji e Microsoft është një lëvizje e zgjuar, pasi kompania po bënte një betejë të humbur kundër Amazon, Google dhe Apple në tregun e asistentëve të zërit të fokusuar në konsumatorët. Konkurrentët e Microsoft kanë përdorur asistentët e tyre të zërit në shumë aspekte të jetës së përditshme të konsumatorëve, nga smartphone, tek folësit e zgjuar dhe televizorët, nga pajisjet wearables dhe hearables në pajisjet e zgjuara shtëpiake.

Cortana, nga ana tjetër, krenohet vetëm me disa integrime, si folësi i zgjuar Harmon Kardon Invoke dhe Surface Headphones. Kjo është arsyeja që Cortana mbetet në përdorim: Vetëm pak më shumë se 2% e konsumatorëve globalë përdorin Cortana, sipas sondazhit të ri të Business Insider Intelligence.

Por, duke transformuar Cortana për të ndihmuar asistentët e tjerë të zërit, Microsoft po siguron që asistenti i tij i zërit të mos zbehet krejtësisht. Për shembull, integrimi i Cortanës me Office Suite do t’i lejojë përdoruesit e Alexa të përdorin Cortanën për të caktuar takime, të aksesojnë kalendarët dhe të vendosin reminders, duke mundësuar rritjen e eksperencës me Alexa.

Megjithatë, Cortana është asistenti më popullor i zërit në mesin e ndërmarrjeve në Amerikën e Veriut dhe Europë – pothuajse gjysma (49%) e kompanive në këto rajone që përdorin një asistent zëri përdorin Cortana, ndjekur nga Siri (47%), Google Asistent (23%) dhe Alexa (13%), sipas Spiceworks.

Lexoni: Bëhuni gati për gjeneratën Alexa

Për më tepër, një tjetër 13% e ndërmarrjeve në Amerikën e Veriut dhe në Europë planifikojnë të implementojnë Cortana-ën në 2019. Duke qenë se Cortana nuk është më një asistent i vetëm zanor, ka mundësi që konkurrentët e saj të sundojnë tregun e asistentëve zanorë.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0