Sipas një studimi të ri njerëzit që janë mbipeshë paguhen më pak - Business Magazine Albania

Sipas një studimi të ri njerëzit që janë mbipeshë paguhen më pak


Studimet kanë dëshmuar paragjykimet ndaj njerëzve që janë mbipeshë. Në shoqëri, nëse je mbipeshë do të thotë që gjykohesh si dembel, i dobët, jo inteligjent dhe me vullnet të dobët.

Ata gjithashtu nuk merren seriozisht kur shihen nga mjekët dhe madje janë të detyruar të kenë çrregullime të ngrënies për shkak të idesë së vazhdueshme të humbjes së peshës.

Lexoni: Mënyra se si i trajtoni punonjësit përcakton të ardhmen tuaj!

Sipas një studimi të ri nga LinkedIn, punënjësit obezë shpesh fitojnë më pak se kolegët e tyre më të dobët.

Një sondazh i 4.000 personave që punojnë full-time ose me kohë të pjesshmë tregoi se mesatarisht, punonjësit e Mbretërisë së Bashkuar, të cilët janë klasifikuar si obezë sipas BMI-së së tyre fitojnë £ 1,940 ($ 2,512) më pak në vit në krahasim me ata me një BMI normale.

Një në katër punonjës të klasifikuar si mbipeshë mendonin se kishin humbur një mundësi pune apo rritje në detyrë për shkak të peshës së tyre dhe kjo u rrit në gati një të tretën midis atyre që ishin obezë. Mbi gjysma (53%) e personave mbipeshë thanë se ndiheshin të lënë jashtë ekipit të tyre në punë për shkak të peshës së tyre.

Gati gjysma (43%) e të anketuarve obezë thanë gjithashtu se ndiheshin se kolegët më të dobët përparonin më shpejt se ata në kompani dhe kjo ishte e vërtetë edhe për 28% të njerëzve që ishin në një peshë normale.

Gratë që janë mbipeshë ose obeze gjithashtu kanë më shumë gjasa të marrin një rrogë më të ulët sesa burrat me peshë të njëjtë, ka zbuluar studimi, me një hendek gjinor prej £ 8,919 ($ 11,547). Gratë kanë më shumë gjasa të preken nga imazhi i trupit në punë sesa meshkujt – 39% e grave krahasuar me 28% të meshkujve – përkundër faktit që burrat raportuan të kenë më shumë komente negative lidhur me peshën e tyre sesa gratë.

Një zëdhënës i LinkedIn, Ngaire Moyes, tha se është e papranueshme që paragjykimi në bazë të peshës është ende një çështje në vendin e punës në vitin 2018. Por kompania shtoi se blogerët ‘plus size’ si Stephanie Yeboah dhe Lottie L’Amour janë duke u përpjekur për të ndryshuar rrjedhën dhe për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve për paragjykimet e tyre.

“Ballafaqimi me njerëzit që bëjnë gjykime të parakohshme për mua për shkak të paraqitjes sime është diçka me të cilën jam përballur gjithë jetën time,” tha Yeboah në një njoftim për shtyp. “Dua që të gjithë të ndihen të sigurtë në trupin e tyre dhe të besojnë se asgjë nuk mund t’i mbajë ata nëse e duan atë punë, atë promovim ose të rrisin pagat e tyre. Nëse jeni duke punuar fort, ju duhet të shpërbleheni pavarësisht se si dukeni.”

Zbulimet e tjera të studimit ishin se 16-24 vjeçarët preken shumë për peshën e tyre në punë, ndërsa Mbi 55 vjeçarët preken më pak. Në përgjithësi, 28% e punonjësve kanë pasur një koleg ose menaxher që u ka bërë një koment fyes në lidhje me peshën e tyre.

Lexoni: Si të humbësh peshë vetëm me dy mënyra…Madje dhe të shëndetshme.

“Komuniteti LinkedIn ka shumë grupe dhe diskutime mbi këtë temë dhe ne jemi të kënaqur që Stephanie dhe Lottie po hapin bisedën,” tha Moyes. “Ne shpresojmë që më shumë anëtarë të inkurajohen të marrin pjesë në diskutimin rreth asaj që i prek ata dhe se si mund të trajtohet paragjykimi mbi peshën.”

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0