Kina zëvendëson gazetarët e vërtet me robotë

Kina zëvendëson gazetarët e vërtet me robotë


Inteligjenca artificiale nuk po pyet më për profesionin tënd. Tek e fundit të gjithë jemi të zëvendësueshëm sepse bota ka funksionuar edhe para se të ishim ne.

Dhe këtë ka bërë Kina, duke zëvendësuar folësin “njerëzor” të lajmeve me një robot.

Agjensia shtetërore e lajmeve e Kinës ka zbuluar një prezantues virtual që mban një kostum dhe flet me një zë disi robotik.

Xinhua News pretendon se prezantuesi “mund të lexojë tekstet normalisht si një sprovë profesionale e lajmeve”, ndonëse jo të gjithë mund të bien dakord me këtë.

“Përshëndetje, po ndiqni programin e lajmeve në gjuhën angleze”, thotë prezantuesi në gjuhën angleze në fillim të lajmit të tij të parë.

Sogou, një motor kërkimi kinez, ishte përfshirë në zhvillimin e sistemit.“Unë do të punoj pa u lodhur për t’ju informuar, pasi tekstet do të shtypen në sistemin tim pa ndërprerje”, thotë prezantuesi në një video hyrëse.

“Unë shpresoj t’ju sjell një përvojë të re të edicionit të lajmeve.”

Xinhua thotë se prezantuesit mund të “punojnë” 24 orë në ditë në kanalet e mediave sociale, “duke reduktuar kostot e prodhimit të lajmeve”.

Një sistem inteligjence artificiale (AI) është përdorur për të sintetizuar zërat, lëvizjet dhe shprehjet e prezantuesit. Ato janë të bazuara në ato të prezantuesve të vërtetë të kanalit televiziv.

/BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0