Ish-CEO i Google, thotë se interneti do të ndahet në dy pjesë deri në vitin 2028

Ish-CEO i Google, thotë se interneti do të ndahet në dy pjesë deri në vitin 2028


Ish CEO i Google Eric Schmid ka parashikuar se interneti në dekadën e ardhshme do të ndahet në dy pjesë.

Gjatë një eventi privat në San Francisko, Schmidt tha se ai beson se Kina do veçohet për të krijuar internetin e saj.

“Nëse e shihni Kinën, ajo po ecën me ritme të shpejta. Kompani po nërtohen, shërbime po ndërtohen, dhe pasuria që po krijohet është fenomenale. Interneti Kinez është një përqindje e madhe e GDP-s së Kinës,” tha ai.

Drejtimi i Kinës është fantastik, si në produkte dhe në shërbime. Por ekziston një rrezik që së bashku me këto produkte dhe shërbime vjen dhe një regjime më totalitar nga qeveria, me kontrolle, censurime, etj.

Ai tha gjithashtu se vendet e tjera mund të përfundojnë duke adoptuar një model kinez të internetit. “Shikoni mënyrën se si punon BRI, e cila përfshin 60 vende – është krejtësisht e mundur që këto vende do të fillojnë të marrin infrastrukturën që Kina ka me një humbje të lirisë”.

Iniciativa e Belt and Road është projekti infrastrukturor i Kinës që lidhet me 70 vende të Azisë, Afrikës, Evropës dhe Oqeanisë me hekurudha dhe anije. Google ka aacruar kohët e fundit marrëdhëniet e saj me Kinën lidhur me raportet që CEO i tanishëm Sundar Pichai mbajti dhe bisedimet qeveritare për nisjen e një versioni të censuruar të kërkimit në Google atje.

Raportet nxitën zemërimin si brenda ashtu dhe jashtë, me disa punonjës që jepnin dorëheqjen, protesta dhe grupet e të drejtave të njeriut që i bënin thirrje Pichai që të ndryshojë vendimin.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0